Kombëtarja shqiptare e futbollit i ka nisur me humbje eliminatoret e Europianit "Euro 2020" pasi ndeshja e parë e luajtur në Shkodër kundër Turqisë ka përfunduar me rezultatin 0-2. Edhe pse kuqezinjtë e Panucci-t e nisën shumë mirë ndeshjen, në minutën e 21 u ndëshkuan nga Burak Ylmaz i cili finalizoi një aksion të dhuruar nga mbrojtja shqiptare.
Pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërsa në momentin më të mirë të Shqipërisë në pjesën e dytë Turqia realizoi edhe golin e dytë. Ishte Çalhanoglu në minutën e 55, që nga jashtë zone mposhti Berishën me një supergol. Më pas deri në fundin e lojës rezultati mbeti i pandryshuar, duke shuar edhe atë pak entuziazëm të tifozëve që ekzistonte pas paraqitjeve të dobta në Ligën e Kombeve.
Gjithsesi pas 3 ditësh Shqipëria do të ketë shansin për të marrë pikën e parë pasi do të luajë në transfertë kundër Andorës.
Goli i dytë i realizuar nga Calhanoglu ka sjellë edhe irritimin e tifozëve shqiptarë të cilët kanë tentuar të godasin futbollistin e Milanit pasi ky i fundit ka provokuar duke festuar poshtë tribunës së tyre. Shishet e hedhura përveçse lojtarëve turq kanë kapur edhe portierin Berisha.
Ndërkohë si pasojë e rezultatit tifozët kanë nisur të shajnë në kor trajnerin italian Panucci, me korin: " Panuçi, Panuçi, vaffanculo."

1' Në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Turqisë
21' Gabime të njëpasnjëshme nga mbrojtësit tonë dhe Ylmaz ndëshkon Shqipërinë, 0-1
45+4' Përfundon pjesa e parë e Shqipëri-Turqi me rezultatin 0-1
46' Ka nisur pjesa e dytë në Shkodër me shpresë se Shqipëria do të përmbysë rezultatin
55' Tuqia realizon golin e dytë me Calhanoglu i cili realizon një supergol
90+6' Ka përfunduar me rezultatin 0-2 ndeshja Shqipëri-Turqi
Në prag sfidën me Turqinë trajneri i kombëtares Christian Panucci ka befasuar jo pak me formacionin titullar. Në ndeshjen e parë eliminatore të "Euro 2020" italiani ka zgjedhur të zbresë në fushë me skemën 3-5-2, ku në majë të sulmit nuk do të jetë Armando Sadiku, por Bekim Balaj.
Këtërkëndorin e portës do të mbrojë Berisha, ndërsa para tij do të qëndrojnë Gjimshiti, Veseli dhe Ismajlaj. Në të majtë të mesfushës do të jetë Hysaj, ndërsa në të djathtë Ivan Balliu, i cili ka fituar balotazhin me Naser Alijin.
Në qendër të mesfushës është rikthyer 'pitbulli' Abrashi, i cili do të mbeshtet nga Xhaka dhe Memushaj, ndërkohë që Uzuni do të mbështesë Balajn e vetëm në sulm.
Sa i takon Turqisë trajneri Gynesh nuk është kursyer duke hedhur në sulm që në fillim treshen e frikshme Calhanoglu, Burak Ilmaz dhe Cenk Tosun.
Formacionet zyrtare
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi
Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunesh
Ndeshja e sotme është e rëndësishme për Shqipërinë por për turqit është një rikthim në kohët e vjetra. Pas 15 vitesh rikthehet trajneri 'ikonë' i Turqisë, Şenol Güneş, ai i cili si askush më parë arriti të çonte në gjysëmfinale të një botërori, Turqinë e tij.
Madje ai ekip do të eleminohej nga Brazili i Ronaldinhos, Fenomenit, Rivaldos, Cafu, Roberto Carlos me një gol të Ronaldos në minutën e 49'. Brazili do të fitonte Kupën e Botës atë vit, ndërsa Turqia do të mposhte pritësit e kompeticionit Korenë e Jugut, të cilët atë vit eleminuan Italinë dhe Spanjën. Ata të cilët e kujtojnë atë ekip e mbajnë mend mirë teknikun Şenol Güneş, dhe punën e tij të jashtëzakonshme. Edhe pse pa emrat e mëdhenj të asaj kohe, pritet të shihet debutimi i Güneş për herë të dytë në pankinën turke.
-
Edhe tifozat si shteti pisllik total.I bien me shishe lojtareve e ja marin ngjoj Dukes mutantit qe e shkaterroi sportin me keq se ishte.Me kte federate me kte politike e me kto kriminela gjithandej edhe futbollistat mos prisni te jene messi ose ronaldo se kan ikur kohet kur luanin me kepuce e brek borxh per atdheun.Tifozat duhet te shporrin mafien e dukes me kompani se atje fle lepuri jo te trajneri dhe futbollistat.
Përgjigju -
Me nje tufe deficentesh dhe veremlinjsh qe nuk ngrene dot breket e tyre , dhe pa asnje pike gjaku e sedre nacionale, nuk ka trainer te beje hajer...
Përgjigju -
O sa mire me Qene Iliro Pellazge Ole Olè, Jasha Jasha opa Skendo opa opa
Përgjigju -
O sa mir me ken shqiptare. Si futbollin edhe shteti.
Përgjigju -
Me kët ekip do dërrmohena keq fare 1-4
Përgjigju










Komente
Komento