Godina e Spitalit Psikiatrik në Vlorë po shkon drejt përfundimit të punimeve.

Bëhet fjalë për një investim të qeverisë që do dyfishojë hapësirat për stafin psiko-social dhe mjekësor në institucionin “Ali Mihali”.

Është vetë kryeministri Edi Rama që me një postim në rrjetin social Facebook njofton ecurinë e investimit, duke theksuar se do të ketë “kushte dinjitoze”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“Drejt përfundimit punimet në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.

Kushte dinjitoze për pacientët dhe dyfishim të hapësirave për stafin psiko-social e mjekësor”.