"Drejtësia",Balla: Reforma miratohet 
brenda këtij viti nga kjo mazhorancë

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin “5 pyetje” të gazetarit Ilir Babaramo, ka hedhur poshtë çdo dyshim se Reforma në Drejtësi të mund të miratohet me referendum popullor.Sipas Taulant Ballës, Reforma në Drejtësi do të miratohet nga kjo maxhorancë në këtë legjislaturë, pasi ajo mbetet një nga reformat më të rëndësishme të kësaj qeverie, që në momentin kur ajo mori votëbesimin e popullit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Duhet të ndajmë që reforma në drejtësi është më e rëndësishmja për maxhorancën tonë që duhet të mbyllet brenda kësaj legjislature. Unë vlerësoj se kjo është reforma më e rëndësishme për Shqipërinë. Po të kemi parasysh që brenda kësaj maxhorance kemi rakorduar që duhet domosdoshmërisht që të adresojmë këtë prioritet që buron nga angazhimi i Shqipërisë në BE. Kujtoj se reformanë drejtësi ëhstë kusht kryesor që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Unë jam i bindur që Shqipëria në vitin 2016 do të miratojë Reformën në Drejtësi. Nuk bëj asnjë lloj aludimi tjetër lidhur me këtë çështje. Nga maxhoranca jonë, brenda kësaj legjislature” ka thënë Balla.

Balla nuk ka lënë pa komentuar as deklaratën e socialistit Blushi, por edhe ceku domosdoshmërinë e konsensusit politik për miratimin në Kuvend të kësaj reforme, ndëkrohë që ka thënë se Partia demokratike nuk e ka vullnetin e duhur për ta miratuar këtë reformë, pasi miratimi e zbatimi i saj do të hapë dosjetdhe nga hapja e tyre dihet se kush do të preket.

Intervista e Taulant Ballës

Reforma në Drejtësi që ëhstë kryefjala e jetës politike, në ca pike është, a ka marrë rrugëzgjidhje apo mendoni se nuk do të arrihet konsensus?
Këto janë dy gjëra të ndara. Sa i përket dokumentit të reformës, ai pothuajse është gati  po të kemi parasysh pjesën e tij më të rëndësishme që ka ardhur si pasojë enjë pune intensive e ekspertëve vendas e të huaj. Falenderoj e përgëzoj kolegun Fatmir Xhafaj që në krye të komisionit mundësoi që ky draf ttë mos jetë draft i ekspertëve vendas, por i përgatitur me ekspertizën më të mirë që janë përfshirë ekspertë të Opdat, amerikan, Euralius dhe kemi arritur në një fazë ku kemi një draft shumë të mirë që po merr vlerësimin e Komisinit të Venecias që është i certifikuar si agjencia më e mirë në Europë për vlerësimin e ndryshimeve ligjore, përfshirë ato kushtetuese. Komisioni për Demokraci, ose sic njihet Komisioni i Venecias, jep vlerësimin e vet dhe më pas hyjmë në procedurat rutinë të parlamentit ku përgatitet drafti fundor që i paraqitet Parlamentit.Në këtë fazë të procesit, ka dy kampe.

Kryetari i Kuvendit ka hedhur idenë se ekspertët e kryen punën dhe Presidenti duhet të thërrasë tryzën e partive. A është momenti i thirrjes së partive?
Pa hyrë në këtë intepretim, unë besoj se duhet ti qëndrojmë rigoroz draftit të certifikuar nga ekspertët dhe Komisioni i Venecias. Këtu kanë qenë të gjitha partitë, këtu kanë qenë të gjitha kampet, këtu jemi në një fazë që ne duhet domosdoshmërisht që draftin e certifikuar ta fusim në procedurën parlamentare. Këtu thuhet që ka nevoje për dialog e konsensus. Sigurisht që ka, pasi fakti që ne kemi nevojë të ndërhyjmë në kushtetutë dhe ne e dimë që kjo kërkon 94 vota e maxhoranca e sotme nuk i ka këto vota, ndaj dhe është i rëndësishëm konsensusi politik mes palëve dhe kalimin me konsensus. Ajo që presin qytetarët shqiptarë është nevoja për ta miratuar e votuar një ditë e më parë këtë reformë.
 
A duhet të ndërhyjë politika, pasi duket e pabesueshme që kryeministri thotë që se kam lexuar dhe ia kemi lënë ekspertëve, por qytetarët kanë votuar për politikanët pasi ne nuk jemi republikë ekspertësh?
Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe si e tillë Kuvendi është institucioni më i lartë ligjvënës. Ajo që them unë është se duhet të mbyllet faza e diskutimeve dhe të kalojmë në fazën e ligjvënjes dhe ajo arrihet në Parlament ku janë të përfaqësuara opozita e maxhoranca, e majta e djathta. Unë jam nga ata njerëz që qysh në krye të herës kanë dyshuar se një pjesë e opozitës është e gatshme të bëhet pjesë e reformës. Gjithë këto debate që vijnë nga Shqupi, nuk kanë fare në thelb të tyre dëshirën për të bërë një dokument të mirë por sa i përket dokumentave që lidhen me reformën. Nuk është në axhendën e tyre reforma në drejtësi. Ata duan mundësi për arsyetime të kota të ngritura mbi asgjë, dhe për ta ruajtur këtë debat mbi nevoja politike e jo mbi ligje që duhet të cohen në parlament për tu zbatuar.

Erdhi Komisioni i Venecias dhe tha se 3/5 janë praktika evropiane, ashtu sic është edhe ajo me 2/3. Hajde ta cojmë zgjedhjen e pozicioneve në sistemin e drejtësisë me shumica super  të cilësuara, shumica kushtetuese, pasi ne nuk zgjedhim dot drejtorin e RTSH  me 71 votadhe do zgjidhkemi me 95 vota një pozicion në kuadër të Reformës në Drejtësi. Ne nuk kemi më kohë për të humbur e për tu ulur. Po të kemi parasysh, reforma në drejtësi ka filluar 13 muaj më parë dhe gjatë gjithë kësaj kohe PD thoshte se nuk merrte pjesë në komision e kur erdhi tha, hajde ta bëjmë edhe njëherë, iku e kur erdhi tha të bëjmë ndryshime, iku sërish e kështu me radhë.

Tek qëndrimet paraprake që ka dhënë venecia të dyja palët lexoni dicka. Ju thoni që venecia e pranon edhe 3/5 ndërkohë që ajo thotë se reforma duhet të kalojë me dakortësi. Si do e lexoni venecian? Do e pranoni venecian???
Problemi ëshshtë se në këtë vend s'ka drejtësi, drejtësia ëshshtë Pazar. Shkon të marrësh drejtësi e drejtësinë duhet ta blesh me para. Nisur nga kjo, gjëja më e tmerrshme që mund ti bënim drejtësisë ëhstë që reformën e sistemin e drejtësisë ta bënim Pazar. Ne jemi duke bërë një reformë e cila bën të dnryshojë situatën aktuale. Arsyeja pse PD mundohet ti vendosë prita e bllokime kësaj reforme ëhstë se nukdon që të ndryshojë këtë kasë në Gjykata e Prokurori. Që prej 2011 e më pas ka patur përpjekje të Berishës që të kapë institucionet e drejtësisë. Të gjitha emërtesat erdhën me presidentin Nishani, të gjithë ishin njerëz që vinin nga njerëzit e afërt të berishës. Ka një përvojë akoma më negative, e ’92 -’97? Më e tmerrshme kjo.

Ju po e bëni këtë reformë në emër të luftës së korrupsionit, Berisha e bëri në kuadër të luftës ndaj komunizimit. Ai e mbushi me anëtarë të kasës së tij, por ju si doni të zgjidhni a mos përsëritet e njëjta gjë?
E para, harrojeni këtë histori, për zëvëndësime. E para, s'ka ndërprerje të ndërhyrjes sonë me nevojën që ka sistemi. Këtu ka nevojë për një reformim total të sistemit të drejtësisë. Sot në gjykata nuk jepet drejtësi, blihet drejtësia në sistemin e drejëtsisë që kemi sot. Nuk ka qytetar që të thotë se kemi sistem të pakorruptuar.
 
Kjo është njëra anë që thoni ju, por ka një palë tjetër që thotë se me mënyrën, me krijimin e Byrosë së Hetimit në varësi të Ministrisë së Brendshme, mënyra që do zgjidhen vetëm me votat e shumicës, krijohet idea se po krijohet një  prokurori speciale si Bedri Spahiu në 1945?
Kjo është çështje tjetër.

Është krijuar perceptimi se kjo reformë i jepet në dorë shumicës e kryeministrit për të larguar kundërshtarët e tij?
Nuk do të ketë maxhoranca një lloj ekskluziviteti apo monopoli në emërtesa. Lexoni draftin.

Çfarë garancish ka?
Është një proces i zhdërvjelltë e koklavitur për mënyrën sesi kalojnë. Ajo që ëhstë më e rëndësishmja është që ne bazuar në eksperiencat më të mira, është që të bëjmë një përzgjehdje të atyre që janë e atyre që hyjnë. Ne duuhet ta dimë që pjesa më e madhe e gjyqtarëve janë të korruptuar. Sigurisht, ata që kanë punuar me ndershmëri në këto vite, ata do qëndrojnë e do marrin drejtimin e sistemit të drejtësisë.

Ata që kanë shitur drejtësinë me para, duhet të ikin e të bëhen subjekt hetimi nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive dhe subjekt hetimi nga prokuorira për vënje të paligjshme pasurie.Byroja Kombëtare e Hetimit nuk merr ekskluzivitete të punës së Prokurorisë.Në kushteturtë ëhstë e dnarë kush e bën hetimin, kush e bën gjyqësorin e çfarë mund të bëjë policia. Edhe sot me këtë ligj që kemi, inspektorët e antikrimit bëjnë hetime, i referojnë përmes oficerëve të policisë gjyqësore.

Prokuroria e policia duhet të ecin paralel në mënyrë që të bëjnë hetime të plota e të cojnë ata kriminelë para ligjit. Por nga eksperiencat më të mira, modeli i Byrosë Federale të Hetimit sic është FBI, në rastin tonë, duhet të ketë një njësi speciale që duhet të merret me këtë pjesë.Në Prokurori nga drafti që është diskutuar apo nga modeli i Kroatëve apo Rumunëve e Maqedonëve, është ngritur nevoja e një Njësie Antikorrupsion që do merret me zyrtarët e lartë, të mesëm e të poshtëm për hetim për korrupsionin që ata kanë kryer. Asknjë zyrtarë,politikan, ministër, kryeministër nuk është dënuar për korrupsion dhe qytetarët kanë të drejtë të thonë se këtu ska drejtësi.

Debati është se kush është ai që do zgjidhet Prokuror i përgjithshëm??
Kjo është tipike e një manipulimi publik që këtu është e rëndësishme se kush do jetë ai.

Jo se mund të ndodhë sic ndodhi në vitet 1992-1994, vegël qorre sic ishin prokurorët e asaj kohe. Shoqëria shqiptare është emancipuar deri aty sa nëse kjo vegël qorre nëse nuk jemi të bindur që e gjemë pse ta ngreme kot?
Unë them se ka njerëz të dedikuar për të bërë drejtësi në këtë vend të cilët mund të përmbushin kriteret  që do të përcaktohen për drejtuesin e kësaj njesie apo për pozicione të tjera në drejtësi. Nuk është njeriu që ka kalbur sistemin, është sistemi që ka kalbur njeriun.

I keni votat. Meta jua ka bërë të qartë se duhet konsensus?
Ka një dakortësi të plotë brenda koalicionit për domosdoshmërinë e votimit një orë e më parë të paketës së Reformës në Drejtësi dhe të jeni të sigurtë që debati nuk është brenda maxhorancës pasi ajo është e qartë e prerë, në koherencë të plotë me domosdoshmërinë e votimit të reformës. Domosdoshmëria që ky proces të bëhet në dakortësi me opozitën, ne kemi thënë që në rrye të herës se e mirëpresim opozitën dhe jo pa qëllim edhe pse PD nuk u bë pjesë e komisionit, ndnëse erdhi me shumë vonesë e ku shqetësimet e tyre u adresuan dhe u cuan në pjesën e draftit që u interpretuan e vlerësuan nga Komisioni i Venecias.

Vlerësimi që morëm nga Komisioni i Venecias është gjithëpërfshirës, përfshinë këtu edhe përgjigjiet për të gjitha cështjet e ngritura nga opozita. PD-në nga dakortësia nuk e ndajnë argumentat, por qëndrimi personal i liderit të vërtetë Berisha, pasi po të zbatohet kjo reformë do të hapen dosjet e vjetra e po u hapën dosjet e vjetra ne e dimë se kush e pëson.

Të flasim për cështje konkrete. Ju si maxhorancë keni 84 ose 85 vota, për të ndryshuar kushtetuan, gjithsesi nuk shojnë 90 vota. Ju duhen edhe 7-8 vota të tjera për të kaluar këtë reformë. Ku do ti gjeni këto vota? Ju duhet të negocioni me PD? Nëse Basha e Berisha ju thonë jo, a do përsëritet precedenti i “Pularive” të kohës së Nanos? Gjë të cilën e bëri edhe Berisha  ku u përdor një “pulari” tjetër. Prapë mekanizimi i “pularisë” do përdoret për të ndryshuar kushtetutën?? Nano e Berisha kanë trafikuar votat nga palët kundërshtare.
Shumica qeverisëse ka edhe PDIU-në,  ky është një proces që do konsensus, dhe kemi thënë që në ditën e parë. Reforma në Drejtësi nuk duhet bërë dhe nuk është produkt i një pazari. Kjo reformë do vijë si një produkt dialogu, konsensusi, por duhen 94 vota që kjo reformë të votohet dhe nuk është e nuk kemi bërë ende një lloj përllogaritje të këtij karakteri e sdo e bëjmë për aq kohë sa sot ka një proces shumë të mirë, të qëndrueshmëm ku po diskutohen draftet, propozimet. Do të vijë konkluzioni përfundimtar i Komisonit të Venecias. Kjo është dicka që mbyllet në ditët në vijim e më pas hyjmë në procedurë parlamentare. Në rregullore janë të gjitha gjërat e qarta.
Brenda maxhorancës ska asnjë diskutim për nevojën e votimit një moment e më parë të Reformës në Drejtësi.

Për të konkluduar, aprovimi apo jo i saj, arritja e një konsensusi ose jo, a mund të provokojë zgjedhje të parakohshme???
Duhet të ndajmë që reforma në drejtësi është më e rëndësishmja për maxhorancën tonë që duhet të mbyllet brenda kësaj legjislature. Unë vlerësoj se kjo ëhstë reforma më e rëndësishme për Shqipërinë. Po të kemi parasysh që brenda kësaj maxhorance kemi rakorduar që duhet domosdoshmërisht që të adresojmë këtë prioritet që buron nga angazhimi i Shqipërisë në BE. Kujtoj se reformanë drejtësi ëhstë kusht kryesor që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Nëse nuk arrihet konsensus do të ketë zgjedhje të parakohshme, do ta kaloni me referendum apo do ti bëni të dyja bashkë???
Unë jam i bindur që Shqipëria në vitin 2016 do të miratojë Reformën në Drejtësi. Nuk bëj asnjë lloj aludimi tjetër lidhur me këtë cështje.

Nga kjo legjislaturë apo ndonjë legjislaturë tjetër do të miratohet???
Nga maxhoranca jonë, brenda kësaj legjislature.

Reforma zgjedhore është temë tjetër. Cfarë duhet të ndryshojë nga rregullat e lojës?? Meta tha sot se duhet të jenë lista të hapura, a jeni dakort që listat të jenë të hapura??
Janë dy cështje që diskutohen në këtë drejtim, cështja e infrastrukturës dhe sistemi zgjedhor. Nevoja për ngritjen e një komisioni të reformës zgjedhore buron nga dy raportet e dy zgjedhjeve të fundit, të 2013 dhe 2015, ku në përfundim të këtyre zgjedhjve misioni OSBE-ODIHR ka bërë disa rekomandime që kanë të bëjnë me pjesën e procesit të organizimit të zgjedhjes. Mënyra e organizimit të KQZ, Komisionet Vendore, çështjë të infrastrukturës që duhen adresuar. Sic tashmë është bërë dhë një praktikë
në vitin e parafundit të mandatit të një maxhorance, bëhet edhe diskutimi. Kjo ka dndohur në vitin 2012 dhe do bëhet edhe në 2016.

Lidhur me deklarimin e Metës, cdo parti politike ruan të drejtën e vet për të propozuar ndryshime që lidhen me sistemin zgjedhor. Ju tha që ai ka deklaruar se do bëjmë ndryshim në sistemin zgjedhor, për ta kaluar nga proporcionali rajonal me lista të mbyllura në proporcional rajonal me lista të hapura. Unë do hezitoja të jepja vlerësim për këtë propozim pasi sot ne kemi ngritur një komision parlamentar për këtë cështje.

Nuk ka një vendim nga PS, por a keni një projekt se cfarë do ndryshojë në rregullat e lojës në Kod Zgjedhor???
Përsa i përket infrastrukturës, PS është e gatshme të miratojë rekomandimet e OSBE ODHIR për infrastrukturën. Për formën e përmbajtjen ne kemi një njësi të koordimit të koalicionit që funksionon, e sigurisht këto janë pjesë  e diksutimeve edhe me opozitën ku kemi një komision që adresohen të gjitha cështjet për reformën zgjedhore. Pjesa e parë e punës është adresimi i rekomandimeve të OSBE ODHIRIT, porsa i përket sistemit janë pjeë e diskutimit por duhet të presim kohën e momentin e duhur. Por duhet të shohim nëse problemi është forma apo infrastruktura. Për mua, infrastruktura është shumë më e rëndësishme që duhet të adresojmë rekomandimet e 2013 dhe 2015.

Thuhet që partia e parë fituese duhet të marrë një prim si në Gjermani e Greqi??
Unë bëj pjesë në ato njerëz që nuk mendoj se sistemi zgjedhor që kemi ëhstë sistem i keq. Kjo që thoni ju është variant tjetër, modeli i listave të hapura është tjetër. Në fazën ku jemi nuk është hapur ky diskutim dhe mendoj se do ishte e gabuar të futeshim në këto diskutime që tani.

Si janë raportet me LSI-në, ka patur shumë momente kur në media ëhstë folur se kjo shumicë mund të shpërbëhet??
Raportet mes PS-LSI-sa jën të shkëlqyera. Unë nuk besoj që ka patur ndonjëherë ndonjë rast kur në Kuvend aty ku ëhstë shembulli më i qartë i bashkëveprimit të koalicionit të kemi patur diskordancë në qëndrimet tona. Unë vlerësoj rolin e kryetarit të Kuvendit në jnjë mbarëvajtje të Kuvendit, vlerësoj se është e paimagjinueshme për një opozitë në një vend si Shqipëria që gjithë shpresat e veta ti varë vetëm nëse maxhoranca ka diskordancë mes vetes apo nëse Rama e Meta nuk i thonë mirëmëngjes njëri-tjetrit.

Koalicioni është në një uniformitet të plotë sa i takon  prioriteteve të qeverisjes që kemi marrë përsipër në 2013. Të gjitha qëndrimet rakordohen në mënyrë që gjërat të ecin në drejtimin e duhur. Lidhur me përpjekjet e opozitës se PS e LSI nuk do të jënë bashkë, aty mund të lulëzojë shanci i Bashës për të ardhur në pushtet, kjo është fatkeqësi. Unë bëj pjesë tek ata njerëz që menojnë se koalicioni ynë ka të drejtë morale e politike që edhe në 2017 të fitojmë zgjedhjet të bashkuar. Aleanca për Shqipërinë Europiane ka treguar se ka qeverisur me përgjegjshmëri, i ka qëndruar programit të qeverisë. Gjithkush të marrë programin dhe të shikojë një angazhim të qeverisë dhe të thonë se nuk i kemi qëndruar. Është një program i qeverisë i hartuar sipas programeve tona politike që në ditën e parë të nënshkrimit të koalicionit është marrë dhe është punuar, në mënyrë që të zbatohej në qeverisje.

Ka një përpjekje të përditshme të opozitës për të njollosur një prej fushave më të rëndësishme sic është ajo e  shëndetësisë. Dalin përditë dhe thonë se shëndetësia është në krizë. Unë po iu jap një shembull, shikoni vendet si Gjermania e Hollanda. Pjesa më e madhe e shërbimeve që i ofrohen qytetarëve, ofrohen mes partneritetit publik-privat.

Është më lirë të marrish shërbimin sesa të rrish ta ndërtosh nga fillimi. Lidhur me Check-up, është një histori suksse po të kemi parasysh cfarë kemi shpëtuar në fund. Gjithë vlera në një vit është 6.4 milion, aq sa harxhonte Berisha për lobim për të rregulluar ndonjë takim në Amerikë. 6.4 milion euro në vit kemi siguruar që cdo njeri që ka mbushur moshën, ne i bëjmë analizën falas. Në kohën e Berishës për të bërë një check up kushtonte 51 mijë lekë, ndërsa tani kushton 18 mijë lekë. Nga gjithë kjo politikë e ndjekur me suskes, ti ke një numër pafund njerëzish që iu shërbehet më mirë, iu parandalohet sëmudnja, dalin e bërtasin që po këto para i kanë harxhuar e këto nuk i bënin. Cështja e dializës është e rëndë për disa njerëz që kurrë nuk kanë bërë gjë.

Kaq keq është ky shtet sa edhe tatimet duhet ti marrë privati???
Sot nuk po jepet shërbimi tatimor në një partneritet publik-privat. Gabim, këtu ju e dini fare mirë që një sistem elektronik më mirë ta bën një kompani private sesa një kompani shtetërore. Sipas një praktike që e kanë vendet më të zhvilluara evropiane ia japim një kompanie e cila ka për detyrë të ngrejë gjithë sistemin dhe një ditë që nuk punon e penalizoj kompaninë.

Ju jeni nga ata që e keni ngirut zërin kundër koncesioneve të Berishës. Ju thatë se do i shkatërroni e si keni shkatërruar??
Ato të Saliut nuk quhen koncesione. Ato janë vjedhje. Pse? Po marr skanimin e faturave në dogana. Sa informacion ka nëse fiton shteti nga ai shërbim? Nuk e anulluam pasi edhe nëse do e anullonim, fatura që duhet të paguanin qytetarët shqiptarë ishte marramendëse, pasi në kontratë ka klauzolë se nëse do zbatohej ose jo, duhet të paguaje kontratën për 10 vite.

Shteti duhet ti thotë se këtë shërbim nuk e  ofron dhe duhet të ofrosh??
Unë them se koncesionet që jepen nga maxhoranca jonë, kanë një gjë, një shërbim që nuk e ofron dot shteti dhe që është i domosdoshëm e ofron privati.

Sot Ben Blushi deklaroi se edhe PS është dhënë me koncesion??
Duhet të diskutojmë për cështje serioze. PS është më e hershme se Ben Blushi, se Taulant Balla, se Edi Rama dhe nuk është pronë e jona por e gjithë socialistëve. Është joracionale që me këtë parti që të ka dhënë mundësi të jesh kushdo që ti ke dashur të bësh këto shaka. Besoj se Blushi e ka bërë këtë deklaratë në formën e një shakaje. Por, mbi bazën e akuzave të paqena të Sali Berishës dhe sejmenëve të tij, të fillosh të ngesh akuza mbi qeverinë tëndë, pa u thelluar......Nuk e komentoj deklaratën e Blushit.

Lidhur me zgjedhjet, kjo cështje ka një përgjigjie që është shumë e thjeshtë. Prej muajit shtator të vitit të shkuar, me një vendim të asamblesë të korrikut PS ëhstë në një proces zgjedhor er të dalësh në janar të 2016 e të thuash se në PS ska zgjedhje, tregon se duhet të marrësh informacion.

Pse u shty kongresi???
Kongresi ishte parashikuar që të zhvillohej në fillim të vitit 2016, por janë vonuar zgjedhjet në organizata ndaj dhe do të kryhej në fund të janarit. Është kryer një ristrukturim i organizatave të PS, pasi mbulon cdo qendër votimi në cdo fshat e cep të vendit dhe përcaktuam disa kritere për mënyrën e ristrukturimit të partisë.

Rama ka 3 vite që i ka kaluar mandati. Është zgjedhur në vitin 2009??
Sot jemi në fazën që janë zgjedhur në 92% të territorit kryetarët e organizatave. Votimi do jetë një anëtar një votë, porsa i përket votimit të delegatëve të kongresit. Asambleja ka miratuar vendimin dhe kriteret e delegatëve.Në mars ne do zhvillojmë Kongresin. Ne bëjmë kongres ashtu sic eë meriton kjo parti.
Lidhur me historinë e mandatit, lexoni statutin e PS-së. Kur partia fiton zgjedhjet, ai mandatohet kryeministër, pasi ëhstë kryetar i PS-së.

Kur hymë në zyrat e shtetit nuk vinte era shtet dhe gjëja më e keqe që mund ti bënim shtetit, ishte fillimi i zgjedhjeve. Këtu se lexojnë statutin e partisë. Edhe pas fitores së zgjedhjeve lokale, u mblodh asamblea.Në 13 shkurt do fillojnë zgjedhjet dhe ju ftoj që të jeni të pranishëm. Prej 25 vitesh nuk ishte bërë një proces identifikimi.Kongresi do jetë në mes të marsit. 

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis