Drejtësia e Presidenti nga populli
4 parti e Selami i PD pro Blushit

Drejtësia e Presidenti nga populli<br />4 parti e Selami i PD pro Blushit
10 deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, kanë firmosur zyrtarisht një draft për ndryshime kushtetuese ku kërkohet ndryshimi i formulës së zgjedhjes së Presidentit. Mimoza Hafizi së bashku me Ben Blushin kanë bashkuar deputetë të 7 partive politike, për të kërkuar po ashtu edhe ndryshime në rregullat e zhvillimit të një referendumi në popull.  Agron Duka, Arta Dade, Ben Blushi, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Vangjel Dule kanë firmosur amendamentet, të cilat i publikoi dje zyrtarisht, Mimoza Hafizi. “Me amendamentin e parë kushtetues, ne kërkojmë që Presidentin e Republikës t’ia japim popullit. Ka të paktën dhjetë vjet diskutimesh, idesh dhe përpjekjesh në politikën shqiptare dhe në opinionin publik për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli.

Një President i zgjedhur nga populli, dhe jo nga Kuvendi, do të jetë figurë e pavarur nga politika e ditës dhe përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij të rëndësishme kushtetuese. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kompetencave të Presidentit, kërkojmë vetëm ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së tj. Në shumë vende të botës, që nga SHBA e Franca, por edhe Mali i Zi, Turqia, Sllovenia, Serbia, Rumania, Kroacia, Bullgaria, Polonia, Moldavia, Maqedonia, etj., Presidenti i Republikës zgjidhet nga populli”-thotë Hafizi. Ajo shpjegon se pse kërkojnë tu japin më shumë mundësi qytetarëve për vendimmarrje. “Me amendamentin e dytë kushtetues, ne kërkojmë që popullit t’i bëhet e mundur të ndryshojë Kushtetutën e vendit. Me Kushtetutën aktuale, këtë të drejtë populli e merr vetëm nëse bëhen bashkë 94 deputetë, ose 2/3 e parlamentit. Por 94 deputetë është e vështirë të bien dakord.

Edhe kur bien dakord, preferojnë ta ndryshojnë kushtetutën vetë, pa pyetur popullin, siç ka ndodhur në vitin 2008. Ne kërkojmë që ky numër të ulet në 2/5, pra në 56 deputetë.  Sot diskutohet fort për reformën në drejtësi, por populli shqiptar e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë proces. Me ndryshimin që ne propozojmë, popullit shqiptar i lind e drejta që të vendosë vetë për reformën në drejtësi dhe për reforma të tjera të rëndësishme”-shprehet Mimoza Hafizi. Ajo tha se amendamentet i përgatiti me Arta Daden dhe Ben Blushin, në diskutim me një grup deputetësh të spektrit të gjerë të parlamentit, dhe shtoi se po vazhdojnë kontaktet me shumë deputetë të tjerë dhe me grupet parlamentare, për të siguruar mbështetjen e nevojshme që këto ndryshime në Kushtetutë të miratohen.

Hafizi tha se, duke qenë se vendi është në një ngërç për sa i përket reformës në drejtësi, propozohet që miratimi i saj t’i delegohet popullit. Hafizi tha se, nisma ka marrë firmën deri më tani të 10 deputetëve dhe numri duhet të jetë 28 për t’u futur në procedurat parlamentare. Ajo shtoi se kësaj nisme pritet që t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë të Parlamentit. "Kjo është bërthama e parë. Janë deputetë që i kemi kontaktuar dhe ne e dinim që janë në favor të këtyre ndryshimeve. Ne jemi duke kontaktuar të gjithë deputetët e Kuvendit, do të kontaktojmë grupet parlamentare në mënyrë zyrtare, por ne i kërkojmë edhe popullit që të ushtrojnë presion pranë deputetëve në mënyrë që t’i shtyjë ata që të pranojnë këto ndryshime kushtetuese që janë jetike' u shpreh Hafizi. Ajo theksoi se, do të ishte mirë që paketa të miratohej bashkë me reformën në drejtësi. Në këtë pikëpamje, referendumi për këtë rast bëhet nul.


Ja statusi i plotë i shkruar në Facebook nga Hafizi
 NISMA PER NDRYSHIME KUSHTETUESE
Kam kënaqësinë që në emrin e një grupi deputetësh, të shpall nismën për dy ndryshime të rëndësishme në Kushtetutën e vendit, përmes projektligjit bashkëlidhur.
Me amendamentin e parë kushtetues, ne kërkojmë që Presidentin e Republikës t’ia japim popullit.
Ka të paktën dhjetë vjet diskutimesh, idesh dhe përpjekjesh në politikën shqiptare dhe në opinionin publik për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. Një President i zgjedhur nga populli, dhe jo nga Kuvendi, do të jetë figurë e pavarur nga politika e ditës dhe përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij të rëndësishme kushtetuese. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kompetencave të Presidentit, kërkojmë vetëm ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së tj. Në shumë vende të botës, që nga SHBA e Franca, por edhe Mali i Zi, Turqia, Sllovenia, Serbia, Rumania, Kroacia, Bullgaria, Polonia, Moldavia, Maqedonia, etj., Presidenti i Republikës zgjidhet nga populli.
Me amendamentin e dytë kushtetues, ne kërkojmë që popullit t’i bëhet e mundur të ndryshojë Kushtetutën e vendit. Me Kushtetutën aktuale, këtë të drejtë populli e merr vetëm nëse bëhen bashkë 94 deputetë, ose 2/3 e parlamentit. Por 94 deputetë është e vështirë të bien dakord. Edhe kur bien dakord, preferojnë ta ndryshojnë kushtetutën vetë, pa pyetur popullin, siç ka ndodhur në vitin 2008. Ne kërkojmë që ky numër të ulet në 2/5, pra në 56 deputetë. 
Sot diskutohet fort për reformën në drejtësi, por populli shiptar e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë proces. Me ndryshimin që ne propozojmë, popullit shqiptar i lind e drejta që të vendosë vetë për reformën në drejtësi dhe për reforma të tjera të rëndësishme.
Amendamentet i përgatitëm me Arta Daden dhe Ben Blushin, në diskutim me një grup deputetësh të spektrit të gjerë të parlamentit, të cilët po i rendis në vijim. Vazhdojmë kontaktet me shumë deputetë të tjerë dhe me grupet parlamentare, për të siguruar mbështetjen e nevojshme që këto ndryshime në Kushtetutë të miratohen.
Besojmë se këto ndryshime kushtetuese janë të domosdoshme për jetën demokratike të vendit. Prandaj do i kërkojmë opinionit publik dhe të gjithë qytetarëve të ushtrojnë presion mbi deputetët e tyre për ta mbështetur këtë nismë.
Bërthama e parë e deputetëve propozues (sipas rendit alfabetik)
Agron Duka
Arta Dade
Ben Blushi
Dashamir Shehi
Eduard Selami
Luljeta Arapi
Mimoza Hafizi
Nard Ndoka
Tahir Muhedini
Vangjel Dule
 
 


Mimoza Hafizi

Mimoza Hafizi

Mimoza Hafizi

Mimoza Hafizi



 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)