Përgjatë 2017-ës gjykata kushtetuese do të merrte sërish kërkesë për të shfuqizuar vetting-un por sërish ai u la në fuqi ndërsa pjesërish u pranua një kërkesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve për tu dorëhqeur edhe pse mund të jenë gjatë procesit të kontrollit për efekt të vetting-ut. Dhe pse tensioni pritshmëritë dhe skepticizmi smungoi për organet e drejtësisë përgjatë 2017-ës, politika u përfshi në një përplasje frontale mes mazhorancës dhe opozitës për postin e kryeprokurorit.
Largimi i Llallës
Më 7 dhjetor 2017 zyrtarisht Adriatik Llallës kryeprokurorit të 7-të në historinë e pluralizmit i mbaroi mandati. Zëvëdësimi i tij duhet të kalonte nëpërmjet propozimit për kryeprokurorin e ri që duhet të bënte këshilli i lartë i prokurorisë. Marku me një karrierë mbi 15 vite në sistemin e prokurorisë u zgjodh me 69 vota nga parlamenti dhe mes tymuesve, flakadanëve dhe protestës.
Ndërsa këto janë momentet që Marku në krye të akuzës merr detyrën nga ish eprori i saj Adriatik Llalla i cili tashmë do të jet ëish kryeprokurori nga i cili u prit shumë në luftën kundër kriminalitetit dhe politikanëve të korruptuar, por mësëshumti u anatemua edhe nga ambasada amerikane si prokurori që nuk ndiqte penalisht të inkriminuarit. Tre ditë pas marrjes së detyrës në zyrën e Markut për shprehur mbështetjen e SHBA-ve mbërriti dhe ambsadori i Donald Lu, ku burime nga ky takim bënë me dije se Lu ka kërkuar që akuza shqiptare të hetojë korrupsionin, kriminelët e lidhur me politikën.
KLP-ja
E teksa kushtetuta përcakton që kryeprokurori zgjidhej pas propozimeve të Këshillit të lartë të prokurorisë, anëtarët e këtij komisioni me 11 anëtar dhe një nga shoqëria civile mundën të shohin dritën jeshile vetëm dy dit pas largimit të Adriatik Llallës i cili do të mbahet mend si kryeprokurori që pati përplasjen e parë publike me ambasadorin e shteteve të bashkuara.
DOSJA CEZ
Ndër dosjet që drejtësia shqiptare do të jepte një vendim përgjatë 2017-ës ishte ajo e dënimit t ëish administratorit të borceve të CEZ-shpërndarje Kastriot Ismailaj. Ismailaj prej më shumë se 2 vitesh kërkoi pafajsi por gjykata penale e tiranës e drejtuar nga gjyqtarja Vjollca Spahiu e dënoi atë me 11 vite burgim. Afera e CEZ do të përfundonte sërish në dyert e gjykatës por këtë herë në një tjetër proces ku përballë ishte prokuroria, juristi i OSHE operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike Romeo Kara dhe politika e përfaqësuar nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Prokuroria kërkoi në gjykatë të aprovohej pushimi i hetimeve për kallëzimin e bërë nga Kara dhe Kuvendi, ndërsa juristi i OSHE-s dhe Taulant Balla kërkuan të kryen hetime pasi sipas Ballës dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit me privatizimin e OSSH në Cez shpërndarje ishte 414 milion euro. Ndërsa për mikrofonin e Report Tv pas vendimit të gjykatës që detyronte prokurorin të hetonte Kara u shpreh se përgegjegjësi për këtë afer mbetej ish kryeministri Sali Berisha.
Krimet e Rënda zbardhin vrasjen e Cukut
Përgjatë 2017-ës hetimet e prokurorisë së krimeve të rënda vunë në pranga dhe një vrasës të dyshuar për ekzekutimin e ish kryepolicit Artan Cuku. Më 11 qershor I riu nga Kuçova Mikel Shallari u prangos ndërsa prokurori Enrik Ligori do të deklaronte se deri tani drejtësia ka mundur të zbardh ekzekutorin e këtij krimi dhe po punon për porositësit.
Dosja “Xibraka”
Ndërsa pas dy vitesh drejtësia shqiptare mundi të jap një dënim të formës së prerë për të pandehurit e laboratorit të kokainës të zbuluar në Xibrakë të Elbasanit. Dënimet ndaj tyre ku mes të pandehurve ishte dhe nipi ish diktatorit Enver Hoxha fillimisht në shkallë të parë ishin 105 vite nga apeli i krimeve të rënda dënimi për 9 të pandehurit më 15 nëntor 2017 u konvertuan në 63 vite.
Dosja “Tahiri-Habilaj-Sota”
Kur 2017-ta po hynte në muajt e fundit, një hetim i prokurorisë së antimafias në Catania do të përdorej dhe nga prokuroria shqiptare për të nisur një hetim ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Pak para këtij hetimi ish ministri Tahiri kishte planifikuar një takim me Adriatik Llallën por ai takim u anullua dhe Llalla la ambintet e zyrës dhe vartësit e tij më pas u drejtuan parlamentit me një kërkesë për arrestimin e Tahirit. Ky arrest nuk u miratua dhe tre prokurorët Elisabeta Imeraj, Besnik Hajdarmataj dhe Genti Osmani arritën të marrin nga parlamenti vetëm një mandat për kontroll banes.
Oficerët e policisë gjyqësore kontrolluan banesën e ish ministrit tahiri por aty su gjet asnjë provë që e inkriminonte atë me dyshimet për trafik narkotikësh, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Por pak ditë pas këtij kontrolli në Elbasan do të arrestohej biznesmeni Orest Sota pasi në makinë ju gjetën 863 mijë euro, para të cilat prokuroria i dyshoi sit ë ish ministrit Saimir Tahiri dhe bashkuan hetimet për Sotën me ato të Tahirit.
“Korrupsioni”
I paralajmëruar si një vit që me Vettingun do të godisne korrupsionin dhe do të vinte përball drejtësisë të inkriminuarit dhe nga rradhët e drejtësisë ky vit solli dhe dënimin e ish anëtares së gjykatës së lartë Majlinda Andrea. Ajo u përfshi në një afer korruptive me 50 mijë euro, ndërsa u dënua me 4 vite burg të konvertuar në 3 vite shërbim prove duke u përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Në pranga për korrupsion gna rradhët e drejtësisë ra dhe gjyqtari i apelit Shkëlqim Miri, të cili në banesë ju gjetën mbi 34 milion lekë ndërsa është duke u hetuar pasi prokuroria e krimeve të rënda dyshon se ai ka marrë 30 mijë euro për dhënien e një vendimi në favor të lirimit të një të burgosuri.
Dosja “Shullazi”
Krimet e rënda prej më shumë se 1 viti janë duke hetuar dhe mbajtur në qeli Emiliano XHullazin me dyshimet se ai ka kërcënuar me jete profesorët Dhori Kule e Mynyr Koni si dhe ka shantazhuar disa biznesmen për t'i marrë pasurinë mes tyre dhe Ylvi Beqajn në lidhje me pronësin e ish Hotel Vollgës në Durrës. Por shumica e dëshmitarëve në këtë proces kanë mohaur deklarimet e dhëna në prokuri ndërsa për të dëshmuar në këtë proces gjykata ka miratuar dhe emrin e ish kryeministrit Berisha.
“Sekuestro”
Për llogari të hetimeve të akuzës shqiptare dhe prokurorisë së krimeve të rënda në sitën e ligjit antimafia dhe sekuestrove kanë kaluar një sërë asetesh të personave të dyshuar si trafikant droge, anëtar të grupeve kriminale dhe të kërkuar të drejtësisë. Mes aseteve të sekuestruara për llogari të drejtësisë shqitpare përgjatë 2017-ës ishte dhe resorti turistik “santa quaranta” në pronësi të familjes Balili dhe të afërmve të të kërkuarit të drejtësisë Klement Balili.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com