TIRANË- Në një tryezë të përbashkët ministria e Drejtësisë dhe UNICEF-in Shqiptar në bashkëpunim me zyrat në Gjeorgji, diskutuan hartimin e një kodi të ri për Drejtësinë për të miturit në konfikt me ligjin. Në tryezë u diskutua rreth shembullit gjeorgjian për heqjen e burgimit të fëmijëve dhe u theksua nevoja për një mbrojtje shumëdisiplinore për fëmijët në konflikt me ligjin.
Në fjalën e hapjes, Zëvendësministri shqiptar i Drejtësisë z. Idlir Peçi, pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit nga Gjeorgjia, të kryesuar nga Zëvendësministri i Drejtësisë së Gjeorgjisë, Z. Alexandre Baramidze, theksoi nevojën për një mbrojtje shumëdisiplinore për fëmijët në konflikt me ligjin, përmes legjislacionit dhe politikave të posaçme për drejtësinë për të miturit, si dhe vuri në dukje predispozitën e Ministrisë, për të koordinuar përpjekjet për zbatimin e tyre. "Ne dëshirojmë të mos shohim më asnjë fëmijë në burg, por atyre që janë në konflikt me ligjin, t’u ofrohen shërbime rehabilituese dhe mbrojtëse, përgjatë rrugëtimit të tyre të vështirë drejt moshës madhore".
Përfaqësuesja e Zyrës së UNICEF në Shqipëri, znj. Antonella Scolamiero deklaroi: “Në mbështetje të Reformës në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, UNICEF dëshiron të promovojë shembullin e Gjeorgjisë, ku sapo është miratuar një Kod i Drejtësisë për të Mitur, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ky Kod parashikon profilizimin e profesionistëve të drejtësisë për të mitur, e konsideron burgimin vetëm si një masë të fundit, parashtron masa alternative dhe mekanizma të drejtësisë restauruese. Po ashtu, Kodi ndjek një qasje individuale ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin, fëmijëve dëshmitarë apo të dëmtuar nga veprat penale si dhe ndaj fëmijëve që bëhen pjesë e procedurave administrative.”
Gjeorgjia është ndër ato vende në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura që në një kohë shumë të shkurtër ka hartuar dhe miratuar një Kod novator për Drejtësinë për të Mitur. Ky Kod, e konsideron burgimin e fëmijëve vetëm si një masë të fundit dhe sanksionon masa alternative për fëmijët në konflikt me ligjin. Kodi garanton që interesi më i lartë i fëmijës të përcaktohet me kujdes në sistemin e drejtësisë si dhe do ta sjellë sistemin e drejtësisë për të miturit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat rrjedhin nge Konventa e OKB për të Drejtat e Fëmijës.
Shqipëria, ashtu si edhe shumë vende të tjera, po përpiqet të ndryshojë sistemin e saj të drejtësisë duke kaluar nga një qasje ndëshkuese, drejt një sistemi i cili vlerëson drejtësinë restauruese, i cili përqafon parimet e rehabilitimit dhe riintegrimit në shoqëri dhe zbatimin e masave alternative ndaj burgimit, duke e parë kufizimin e lirisë së të miturve vetëm si një masë të fundit.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com