
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer disa momente të veçanta në jetën e tij.
Një nga rrëfimet është dhe raporti me vëllain e tij Olsi Ramën, që aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Partizanit.
Pikërisht për postin që mban, Rama nuk i kurseu dhe disa thumbime për vëllain e klubin e Partizanit.
“Jemi vëllezër por jemi dy njerëzit më të ndryshëm që mund të gjenden në këtë qytet. Olsi është i qetë dhe komplet i ndryshëm për më tepër pastaj dhe drejtor i Partizanit, e kupton ti tani. I ankthit dhe mankthit tim të një historie të tërë sporti”, tha Rama i ftuar në emsionin “E Diell”.
Lajmi kryesor:
Përplasja në Lushnje, Rama rrëfehet: Njëri na ndiqte me çekiç! E hodhi nga fundi i sallës se nuk i mbante më qarku











