Përplasja në Lushnje, Rama rrëfehet: Njëri na ndiqte me çekiç! E hodhi nga fundi i sallës se nuk i mbante më qarku

Përplasja në Lushnje, Rama rrëfehet: Njëri na ndiqte me çekiç! E hodhi nga fundi i sallës se nuk i mbante më qarku

Kryeministri Edi Rama

Edi Rama ka treguar një histori në muzeun e Lushnjes që u ndërtua në vitin 1987-1988, i dedikohej tokës për të gjithë historinë dhe transformimin nga këneta me mushkonja në toka pjellore.

Në emisionin “E diell”, Rama tha se pati një përplasje të ashpër për shkak të formave ekspresive dhe një personazh i ndiqte nëpër qytet me çekiç në dorë ndërsa në mbledhje e hodhi nga fundi i sallës.

“Bashkë me Lad Myrtezain na ofruan një mur në katin e parë për të bërë një murale që ishte e kohës së Zogut. Ne e morëm me shumë dëshirë këtë se na jepte mundësinë që të bënim një vepër me ngjyra të errëta, me forma më ekspresive dhe kemi parë çudira në këtë periudhë sepse në një moment të caktuar, deshën të na e bllokonin dhe erdhi një komision, u bë një debat dhe debati më i madh u bë për kaun dhe për këmbët e zbathura të këtij personazhi kryesor.

Komisioni thoshte kau kështu, kau ashtu. Unë i thoja ku e dini ju si ka qenë kau në kohën e Zogut. Si përfundim, këta të komitetit të partisë vendosën të bëjnë një ballafaqim mes artistëve dhe shoqatës së veteranëve. Muzeu ishte akoma duke u ndërtuar dhe ngjitur ishte kinemaja.

Një të diel në mëngjes vijnë nja 50-60 anëtarë të shoqatës me dekorata, ata ishin për një ceremoni të madhe dhe aty u bë një gjyq me ta se filluan të gjithë të shanin pikturën. Ishte njëri në fund fare, një personazh që kishte filluar të na ndiqte nëpër qytet me një çekiç dhe thoshte do u bie me çekiç kokës atyre. Në një moment, fluturon çekiçi nga fundi i sallës se nuk i mbajti më qarku. Qe një moment kritik dhe në fund fare u la që ne kishim pasqyruar kohën”, rrëfeu Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
'Drejtor i Partizanit, e kupton ti', Rama rrëfen raportin e veçantë me vëllain Olsin: Jemi dy tipe të kundërta

1618779106_51d315c6ae5b6da9d72fe216dc24f54cL.jpg

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer disa momente të veçanta në jetën e tij.

Një nga rrëfimet është dhe raporti me vëllain e tij Olsi Ramën, që aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Partizanit.

Pikërisht për postin që mban, Rama nuk i kurseu dhe disa thumbime për vëllain e klubin e Partizanit.

“Jemi vëllezër por jemi dy njerëzit më të ndryshëm që mund të gjenden në këtë qytet. Olsi është i qetë dhe komplet i ndryshëm për më tepër pastaj dhe drejtor i Partizanit, e kupton ti tani. I ankthit dhe mankthit tim të një historie të tërë sporti”, tha Rama i ftuar në emsionin “E Diell”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë