Drejtoresha e DAR Tiranë: Mos keqinformoni, telefonat nuk do merren me forcë

Një vendim i ri i Ministrisë së Arsimit për ndalimin e telefonave celularë në shkolla ka shkaktuar jo pak debat. E ftuar ditën e sotme në emisonin “Rreze Dielli” në Report Tv, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale, Tiranë, Arjola Byzuka, sqaron se udhëzimi nuk heq përdorimin e telefonit, por vetëm mospërdorimin e tij përgjatë procesit mësimor.

Telefonin ata do vazhdojnë ta përdorin , por jo gjatë orës së mësimit. Pra udhëzimi nuk thotë heqjen e telefonit. Udhëzimi thotë mospërdorimin e telefonit gjatë procesit mësimor. Ministria e arsimit nxjerr udhëzim për procesin mësimor, jo për jetën e adoleshentit. Nuk bëhet fjalë për marrje të pronës, as marrje me dhunë. Pra ky interpretimi nëpër rrjete sociale, ky keqinformim , kjo përhapje diçkaje të gabuar, të pavërtetë, është në dëm jo vetëm të informimit, por edhe të edukimit të këtij brezi. Askush nuk do ta marrë me dhunë, askush nuk do të cënojë pronën private, por do të vihet rregull, në orën mësimore nuk do të përdoret telefoni celular.

Arjola Byzuka, drejtoreshë e DAR Tiranë

Urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit hyn në fuqi menjëherë dhe ka filluar që të zbatohet në vitin e ri arsimor që filloi më 17 shtator.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë