Drejtori i Policisë, Proda takohet me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit! Diskutohet edhe mundësia e shkëmbimit të metodave policore
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Kuvajtit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri, Adnan Alghunaim.
Në fokus të këtij takimi, krahas prezantimit mes palëve, ishin diskutimi rreth mundësisë së ngritjes së urave të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kuvajtit, si dhe rreth mundësive për shkëmbim vizitash dhe eksperzite, me qëllim aplikimin e eksperiencave dhe metodave policore më frytdhënëse.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri uroi Prodën për detyrën, shprehu vlerësimin dhe mbështetjen për Policinë e Shtetit, si dhe konfirmoi gatishmërinë dhe vullnetin për të iniciuar dhe mbështetur bashkëpunimin policor mes dy vendeve, në interes të luftës së përbashkët kundër krimit.
Nga ana e tij, Proda vlerësoi gatishmërinë e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Kuvajtit, për shtrirjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si një kontribut i rëndësishëm në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe njëherazi e falënderoi për mbështetjen e dhënë.
Në këtë kontekst palët sugjeruan nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e sigurisë, me qëllim lehtësimin e bashkëpunimit, kjo dhe në aspektin e shkëmbimit të eksperiencave në fusha të ndryshme, ndermjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kuvajtit.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane
27 Nëntor, 14:26
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
Flamur Noka kërcënon zv.drejtorin e Policisë: Do të të shtyp personalisht! Bizhga ia kthen me buzëqeshje (VIDEO)
26 Nëntor, 19:21
Sa bukur del ne foto ky
Përgjigju