PRISHTINË - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të EULEX-it do të zhvillojë një takim me homologun e tij në Beograd.
Kjo vizitë bëhet me synimin e avancimit të bashkëpunimit policor me të gjitha shtetet e rajonit.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se bashkëpunimi i të gjitha shteteve rajonale ndërlidhet edhe me politikat e BE-së në kuadër të iniciativave rajonale.
"Bashkëpunimi policor me të gjitha shtetet e rajonit në përgjithësi e në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar transkufitarë dhe dukurive të tjera negative, ka qenë, është dhe do të jetë prioritet strategjik i Policisë së Kosovës", thuhet në njoftim./ATSH/
/Shqiptarja.com