Drejtoria Detare urdhër porteve: Jahtet dhe kroçerat lejojini vetëm për naftë dhe ushqime

Drejtoria Detare urdhër porteve: Jahtet dhe kroçerat lejojini vetëm për naftë dhe ushqime

Foto ilustruese

TIRANE-Drejtoria e Përgjithshme Detare urdhëron që në portet shqiptare të lejohen që të futen jahtet dhe kroçerat, por me një kusht, që të qëndrojnë vetëm për kohën e furnizimit me naftë, ujë ose ushqime. Vendimi është marrë pas kërkesave të tyre, por asnjë jaht apo kroçerë nuk do të lejohet që të qëndrojë më gjatë për të mos bllokuar kalatat e portit për anijet tregtare të furnizimit të mallrave.

"Urdher! Kapitenerive te Porteve, Autoriteteve te Porteve Durres, Vlore, Sarande, Shengjin dhe Agjencive Detare. Duke ju referuar kerkesave te anijeve te kenaqesisë, jahteve dhe Kroçera urdheroj:

1-Do te lejohen jahte dhe kroçera te qendrojnë ne porte dhe në rada vetem per kohen e furnizimit te tyre me nafte, ujë ose ushqime.

2-Asnje jaht apo Kroçerë nuk do lejohet të qendrojë në porte me gjatë se koha e furnizimit për te mos bllokuar kalatat e portit per anijet tregtare të furnizimit te mallrave.

3-Ky urdher hyn në fuqi menjeherë dhe do zbatohet me rigorozitet nga auturitetet.

Mos zbatimi i urdherit i ngarkon me pergjegjesi administrative dhe ligjore" njofton Drejtoria e Pergjithshme Detare. Shqipëria ka mbyllur kufijtë për shkak të koronavirusit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen