Drejtoria e Arkivave thirrje për botime në revistën 'Arkivat Shqiptare'

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) shpall thirrjen drejtuar studiuesve dhe arkivistëve në mbarë trojet shqiptare, për të dorëzuar punimet e përgatitura për botimin e revistës “Arkivat Shqiptare”. 

Në vazhdën e një tradite tashmë solide, DPA-ja do të kurorëzojë bashkëpunimin e vijueshëm me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH), me publikimin e numrit të radhës të revistës “Arkivat Shqiptare”. Ky botim përmbledh trajtesat e studiuesve dhe të arkivistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. 

Synimi i këtij publikimi, është lëvrimi i lëmit të arkivistikës si shkencë e posaçme, e mëvetësuar nga historia apo shkencat e tjera të përafërta. Në këtë numër të revistës, do të përfshihen punime mbi problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në realitetin e sotëm. 

Në përgjigje të kësaj thirrjeje, ekspertët, arkivistët, studiuesit e arkivave të rrjeteve arkivore kombëtare, përfshirë edhe pjesëmarrësit në punimet e Konferencës së VIII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duhet të dërgojnë punimin e tyre drejtpërdrejt në aplikacionin botime.arkiva.gov.al, deri më datë 15 shtator. 

Nëpërmjet revistës “Arkivat Shqiptare”, që është e vetmja e llojit të vet në mbarë trojet shqiptare, mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe bashkëndarja e rezultateve të arkivistikës në nivel kombëtar.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro