Drejtoria e Policis? s? Qarkut Tiran?, bëri me dije nëpërmjet një njoftimi për mediat pasditen e sotme, se do të marrë masat e duhura për zhvillimin normal të protestës së të enjtes para Kuvendit të Shqipërisë të njoftuar nga Partia Demoratike.
Drejtoria e Policis? s? Qarkut Tiran? sqaron se "më datë 19 mars 2015, përmes shkresave të mbërritura, subjekti politik Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një proteste në rrugën "George W. Bush", pranë hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë".
Policia e Tiranës do të marrë masat e duhura për zhvillimin normal të kësaj proteste. Për këtë qëllim njoftohet se do të ketë bllokim të lëvizjes së mjeteve në rrugën "George W Bush", segmenti nga rruga e Elbasanit deri te sheshi "Partizani i panjohur.
Gjithashtu, njofton Policia e Qarkut Tiranë, do të ndalohet pjesërisht parkimi i automjeteve në rrugën e lartpërmendur, duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 12:30 të datës 19 mars 2015./atsh/