TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar sot urdhrin për shkarkimin e dy drejtorëve rajonalë të tatimeve në Elbasan dhe Berat.

Sipas vendimit të marrë, janë shkarkuar nga detyrra, Drejtori i Tatimeve të Beratit Guzim Gojka si dhe Drejtoresha e Tatimeve të Elbasanit, Anila Musai.

Urdhri për shkarkimin e tyre është lëshuar ditën e sotme, ndërsa e kontaktuar me telefon nga A1 Report për këtë vendim, Musai është shprehur se "nuk është në dijeni të këtij vendimi sepse ende nuk ka marrë shkresë zyrtare”.

Nuk dihen shkaqet zyrtare të shkarkimit dhe mbetet për t’u sqaruar në ditët në vijim nga D.P.T.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)