Drejtshkrimi, ja fjalët që do të
ndryshohen në Gjuhën Shqipe

Drejtshkrimi, ja fjalët që do të<br />ndryshohen në Gjuhën Shqipe
TIRANE- Dy ditë më parë “Shqiptarja.com” zbuloi lajmin se në mesin e muajit mars një grup pune i ngritur për Drejtshkrimin do të vendosë për ndryshimet në normat e caktuara në Kongresin e ‘72-shit.

Grupi i punës, sipas burimeve nga akademia dhe intervistave që dhanë dje për “Shqiptarja.com”; akademik Kolec Topalli, drejtori i institutit të gjuhësisë Valter Memishaj dhe gjuhëtari Rami Memushaj, do të paraqesë materialin bazë me tezat që do të paraqiten për diskutim, të cilat do të vendosin për ndryshimet e ardhshme të disa rregullave të Drejtshkrimit të ‘72-shit.

Por pjesa më e madhe e gjuhëtarëve shprehin shqetësimin se mund të ndryshojnë sipas llogaritjeve rreth 2000 fjalë të gjuhës shqipe. Dokumenti me tezat që kemi siguruar dy ditë më parë vërteton që nëse ndodhin këto ndryshime të ë-së, kthesa në drejtshkrimin e shqipes do të jetë katastrofale.

JA SI NDRYSHON GJUHA

 
Foshnjë do të bëhet foshnje, ndërsa Lushnjë do bëhet Lushnje.

Zhgjëndër do të bëhet zhgjandër. Deri më sot kemi shkruar sëpatë, jo spatë, i gjerë, jo i gjërë, Radio, jo Radjo; Tokio, jo Tokjo, por mes tezave të shumta për ndryshime ka edhe një tezë që propozon që Tokio të shkruhet ashtu siç shqiptohet: “Edhe toponimi Tokio duhet të shkruhet si shqiptohet me bashkëtingëlloren -j-, sepse me rregullimin mekanik të theksit rrezikon të lexohet me theks mbi zanoren –i. Gjuhët e tjera përdorin përgjithësisht grafemën y për ta lexuar -j-.

Një shembull të ngjashëm kemi te toponimi Cejlon, që është shkruar drejt, meqenëse gjuhët e tjera e shkruajnë me grafemën -y-, që lexohet -j-“. Gjuhëtari Rami Memushaj e kundërshton duke argumentuar se dy gjëra të ndryshme: Tokio kemi grupin Cejlon kemi grupin Drejtshkrimi i ka shpjeguar mjaft mirë.”. Kështu zbulojmë një sërë fjalësh të propozuara nga grupi i punës i ngritur për Drejtshkrimin, që do të vendosë për ndryshimet në normat e caktuara në Kongresin e ‘72-shit. Ndryshimet që po studiohen prej akademikëve, pedagogëve gjuhëtarëve për t’u paraqitur tavolinë gjatë muajit mars janë menduar që të sjellin përmirësime të Standardit.

Ky grup pune i drejtuar nga Enver Hysa, Besim Bokshi deklaron se pas kësaj tavoline të ndërhyhet pranë shtetit që të ndihmojnë këto të legjitimohen nëpërmjet tij. Po a janë të legjitimuara shkencërisht një pjesë e ndryshimeve që do të sillen në këtë tavolinë. Sa do të ndryshojë drejtshkrimi i shqipes nëse vërtetë ky grup arrin të ndërhyj pranë shtetit për ta ligjëruar ndryshimin e standardit, a do të jetë e lehtë. Brenda grupit ka edhe gjuhëtarë që propozojnë për ndryshime të vogla.

“Të forcojmë rregullat dhe të shmangin përjashtimet”, është mendimi i Rami Memushaj, por nëse i hedhin një sy tabelës ku kemi renditur disa nga tezat më të çuditshme shohim se tashmë nuk bëhet më fjalë për ndryshime të thjeshta, të qarta e përgjithësuese.

NJË NGA TEZAT/ SI DO TË NDRYSHOJË GRUPI I FJALËVE ME “Ë”

Shkrimi i -ë-së fundore mund të rishikohet në disa emra që përmbajnë sonanten -nj pas një bashkëtingëlloreje tjetër, si: foshnjë, fuzhnjë, brashnjë, gërnjë, mishnjë etj. Në këto emra sonantja qiellzore ka ndikuar në shndërrimin e zanores fundore -ë në -e, prandaj ata shqiptohen përgjithësisht me -e fundore. I tillë është edhe toponimi Lushnje, që sot shqiptohet më shumë me zanoren -e. Dukurinë në fjalë mund të na shpjegojë emri vishnje, që e ka burimin nga sll. višnja, prej së cilës duhej pritur një formë me -ë në trajtë të pashquar, por sonantja qiellzore që ka pranë, e ka shndërruar zanoren e rrëgjuar në qiellzore me anë të asimilimit.

Edhe emri Bosnje shqiptohet me zanoren -e e jo me zanoren -ë, që duhet të kishim nga forma Bosnia. Prandaj edhe emrat kolektivë që përmbajnë prapashtesën -nj pas një bashkëtingëlloreje dalin me zanoren e fundore. Të tillë janë: dushnje, frashnje, ilnje, leshnje, myshnje, shelnje, ulnje etj. Me këtë formë shkruhen edhe te monografia e Xhuvanit-Çabejt për prapashtesat e gjuhës shqipe. Madje, edhe Fjalori drejtshkrimor për emrin fuzhnje e lë të hapur shkrimin e saj me të dyja këto zanore. Le të kujtojmë se edhe historikisht ka ndodhur e njëjta dukuri: emrat e sotëm vdekje, djeg’je, pjekje etj. e kanë burimin te format e mëparshme vdeklë, pjeklë me prapashtesën -lë, forma që i ka ruajtur çamërishtja. Me evolucionin e grupeve bashkëtingëllore kl-, glkëto fjalë kanë dhënë së pari vdekjë, pjekjë, ku qiellzorja -j- ka ndikuar në kthimin e zanores fundore -ë në qiellzoren -e me anë të asimilimit të pjesshëm. Prandaj, nëse duam të marrim parasysh prirjet gjuhësore të shqipes, si edhe shqiptimin e përgjithshëm, këto emra duhet të shkruhen me zanoren -e- fundore

TABELA

Në vijim të punës së papërfunduar në sesionin e muajit qershor 2012 për drejtshkrimin e zanores –ë do të bëhen disa nga ndryshimet e mëposhtme. Këto janë vetëm ajo pjesë që ka hasur më shumë kundërshtime nga gjuhëtarët

Foshnjë-foshnje
Lushnjë-Lushnje
Fuzhnjë-Fuzhnje
Brashnjë-Brashnje
Gërnjë-gërnje
sëpatë-spatë
herët-heret
i gjerë-i gjërë
zhgjëndërr- zhgjandërr,
I parmë-i parm
I pastajmë-i pastajm
I prapmë-i prapëm
Amzë-amëz
Dejëz-dejzë
Fejëz-fejzë
Nujëz-nyjzë
i prapmë- i prapëm,
i rremë-i rrem
i majmë-i majm
fëlliq, flliq
këllas, kllas
këllëç-kllëc
këllëf-kllëf
këllirë-kllirë
pëllet-pllet
pëllëmbë-pllëmbë
bërrakë-brrakë
bërrore-brrore
bërruc-brruc
bërryl-brryl
gërranë-grranë
gërryej-grryej
gërric-grric
kërrabë-krrabë
kërret-krret
kërriç-krriç
kërrikull-krrikull
kërrit-krrit,
kërrus-krrus
kërrutë-krrutë
përrallë-prrallë
vërras-vrras
vërri-vrri, etj, etj

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, sot konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, sot konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha