/ATSH-AFP/ - Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të zhvillojnë një vizitë në Tunizi më 31 mars në kuadër të riforcimit të bashkëpunimit, veçanërisht përsa i përket sigurisë, njoftuan ata sot.
"Mund të riforcojmë bashkëpunimin tonë për sigurinë, për luftën kundër terrorizmit sigurisht",  theksoi Mogherini, duke premtuar gjithashtu një bashkëpunim ekonomik dhe social në rritje me Tunizinë.
"Duhet që të rinjtë tunizianë të gjejnë vendin e tyre në shoqëri, kjo mund të jetë kryesore për të shmangur tërheqjen drejt organizatave terroriste", nënvizoi Mongherini.