Dritëro Agolli, nderohet me
 “Doctor Honoris Causa”

Dritëro Agolli, nderohet me<br /> “Doctor Honoris Causa”
Shkrimtari i madh Dritëro Agolli është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Senati Akademik i Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Dorëzimi i diplomës u bë në një ceremoni ku ishin të ftuar Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit; Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës; senatorët e Universitetit të Tiranës si dhe personalitete nga fusha e arsimit, shkencës e më gjerë. 
 
Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni vlerësoi kontributin e Dritëro Agollit në rrafshin akademik.
 
Ndërsa studiuesi i letrave shqipe Bashkim Kuçuku u shpreh se Dritëro Agolli do të mbetet shkrimtari i popullit
 
Dritëro Agolli nuk ishte i pranishëm në ceremoni për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa për të tërhequr titullin ishte e pranishme e bija Elona Agollli.
  
Titulli “Doctor Honoris Causa” iu dha këtë të hënë Driëtro Agollit me motivacionin shkrimtar i shquar i letërsisë shqipe, i cili në veprat e tij ka pasqyruar e skalitur me mjeshtëri të lartë, me përmbajtje humaniste dhe me stil e gjuhë të pasur artistike historinë dhe shpirtin e popullit shqiptar.

agolli honoris causa
agolli honoris causa


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës