Aktiviteti kriminal i grupeve shqiptare në Belgjikë dhe parandalimi i rekrutimit të luftëtarëve me ideologji fetare kanë qenë pjesë e diskutimeve ndërmjet kryeprokurorit Belg Van Leeuw dhe prokurorit të përgjithshëm shqiptar Adriatik Llalla.
Takimi është zhvilluar gjatë një vizite zyrtare të Llallës në Bruksel dhe vjen një ditë pas atij të mbajtur me drejtorin e zyrës anti- mashtrim pranë Bashkimit Europian.
Llalla ka informuar Van Leeuw se goditja me hetime proactive e disa grupeve rekrutuese në territorin shqiptarë ka minimizuar luftëtarët me origjinë shqiptare drejt lindjes së mesme.
Burime për ReportTv bënë me dije se nga prokurori Belg, Llalla ka marrë një listë me pasuritë e grupeve kriminale shqiptare që operojnë në Belgjikë dhe këto pasuri do t’i nënshtrohen kontrollit me ligjin antimafia për të arritur deri në sekuestrimin e tyre.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com