Një sasi rekord heroine prej 30 kg është sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte në portin e Durrësit nga Policia Kufitare dhe ajo e Rendit.

Për këtë arsye, kreu i policisë së Shtetit Haki Çako ka qenë këtë pasdite në portin e Durrësit për të falënderuar inspektorët e luftës kundër narkotikëve të cilët bënë të mundur zbulimin dhe kapjen e drogës.

Ai është shprehur se Policia e Shtetit i ka shpallur luftë të pa kompromis të gjitha llojeve të krimit.

Gjithashtu kapja e 761 kg kanabis sattiva këtë pasdite, për kreun e policisë së shtetit ka qenë një sukses dhe tregon bashkëpunimin e mirë të Policisë Shqiptare me Policinë Italiane.

[gallery]20103[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)