Spanja ka vlerësuar Shqipërinë për arritjet e bëra në luftën kundër drogës. Vlerësimi për punën e bërë është shprehur përmes një letre që Ministri i Brendshëm spanjoll, Jorge Fernandez Diaz, i ka dërguar Ministrit Saimir Tahiri. “Shifrat janë shumë pozitive, si për vendin tuaj ashtu edhe për Bashkimin Europian dhe jam i bindur që i përgjigjen një pune të strukturuar, serioze dhe këmbëngulëse, në një sektor kaq të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e një vendi”,- thuhet në letrën e dërguar Tahirit.