Drogë në FA, Felaj: Fakte për 
situatën para e pas 23 Qershorit

Drogë në FA, Felaj: Fakte për <br />situatën para e pas 23 Qershorit
TIRANE- Komisioni hetimor për trafikun e drogës ka siguruar të dhëna, të cilat nga kryetarja Felaj janë cilësuar mjaft interesante, dhe që sipas saj sqarojnë gjendjen si para 23 Qershorit dhe atë pas tij, sa i përket përfshirjes së forcave ushtarake në këtë trafik.
 
Në një konferencë me gazetarët nga selia e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, kryetarja e komisionit të ngritur mbi bazën e akuzave të opozitës për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës, tha se materialet volimunoze të siguruara nga institucionet, detyrojnë komisionin, i cili kishte sot kishte afatin e tij të fundit, të marrë edhe një ditë kohë për të paraqitur rezultatet. Mbledhja do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00 dhe do të trasnmetohet Live për publikun.

“Brenda një kohë të arsyeshme institucionet na janë përgjigjur duke na vënë në dizpozicion një material shumë voluminoz. Një material i cili do t’na tregojë shkallën e vështirësisë të të gjitha akuzave të ngritur deri më sot. Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha stukturat e saj, SHISHS, Drejtoria e Përgjitshme e Policisë, Autoriteti e autorit civle, Albkontrol, doganat kanë dhënë informacione. Është material i gjerë, kërkon kohë për t’u analizuar, por gjetjet janë shumë interesante. Të dhënat sqarojnë gjendjen para 23 Qershorit dhe atë pas, do të shohim se cila është shkalla e vështirësi të akuzave që janë berë deri më sot”, tha Felaj.

Edhe pse nuk dha detaje për mediat për faktet e siguruara, kryetarja e komisionit Ermonela Felaj tha se informacioni është kërkuar nga institucionet vetëm mbi akuzat për përfshirjen e ushtrisë. 

Ndërsa e pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, se organ ii akuzës ka siguruar prova për përfshirjen ushtarakë në trafikun e drogës, Felaj tha se ky është një hetim i fshehtë për të cilin nuk ka të dhëna.

FAKTE PER TRAFIKUN E DROGES ME AVION NGA KOHA E IMAMIT 
Komisioni Hetimor për Trafikun e Lëndëve Narkotike do të paraqesë të dhëna ku konstatohet lejimi i “avionëve të drogës” që prej periudhës së qeverisjes nga kryeministri Berisha. Burimet kanë bërë të ditur se të dhënat e paraqitur nga Shërbimi Informativ Ushtarak, SHIU si dhe të dhënat e zyrës mbikëqyrëse të aviacionit civil do të jenë pikat e mbështetjes së komisionit, për të dalë më pas dhe me një rezultat konkret.

Qëndrimi 
Faktin se trafiku i lëndëve narkotike me avionë ka ekzistuar që në kohën kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami e ka deklaruar dje dhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë burimet kanë bërë të ditur se dhe raportet e SHIU-t kanë nisur që në vitin 2012. Madje shtohet se në shumë zona janë përdorur repartet e monitorimit të detit për të pasur zona të lira të veprimit për narkotrafikantët. Ndërkohë që mësohet se janë gjetur fakte dhe nga komunikimi mes SHIU-t, Ministrisë dhe SHISH. Për këtë mësohet se është marrë dëshmia e një ushtaraku, i cili ka rrëfyer se ka parë avionë të ulet në Gjadër në tetor të vitit 2012.

Ndërsa më pas këtë ushtarak e kanë lëvizur nga reparti i tij. Por se dhe dëshmia është cilësuar e dyshimtë. Për këtë pikë deputetët e komisionit hetimor do të paisjen me dokumentet përkatëse të sigurisë, për të pasur më pas të drejtën e marrjes së të dhënave në SHISH. Por jo vetëm dokumentet shkresore, por dhe përgjimet që janë bërë në terren, si dhe zonat që janë evidentuara nga ekspertët si më të rrezikshme do të vendosen në raportin përfundimtar, i cili do t’i paraqitet prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Masat
Dokumentet e konstatuara prej institucionet si ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes kanë detyruar marrjen e masave për izolimin e aerodromeve të vogla të cilat nuk mund të ruheshin prej ushtrisë. Për këtë si në Gjadër, ashtu edhe në Lumas, janë vendosur pjesë betoni gjë që e bën të pamundur uljen e avionëve të vegjël. Ndërkohë që dhe koordinimi i të dhënave në aviacionin civil nga viti 2012-2014 mësohet se janë një pikë e fortë e raportit të PS. Kjo sidomos duke parë kërkesat që janë paraqitjen për uljen e panevojshme e këtyre avionëve turistik.

Komisioni
Anëtarët e Komisionit Hetimor për akuzat e opozitës për implikimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve Narkotike ka nisur të funksionojë që prej datës 9 maj të këtij viti. Kryetare është Ermonela Felaj. Ndërsa deputeti i PD Oerd Bylykbashi është në rolin e nënkryetarit. Por opozita ka bojkotuar komisionin duke kërkuar një tjetër hetim. Nga PS anëtarë të tjerë janë Arben Çuko, Anduel Xhindi, Pirro Lutaj, ndërsa nga LSI është Silvana Caka. Në komision prej PD u paraqitën Gent Strazimiri, Alban Zeneli dhe Voltana Ademi, por që nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e komisionit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja