Kirurgu i ngul gjilpërën në mjekër, Çiljeta publikon në Instagram momentin e ndërhyrjes në fytyrë/VIDEO

 Çiljeta Xhilaga është cilësuar si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një video live në Instagram ku shihet që po kryen ndërhyrje në fytyrë, specifikisht në mjekër. Ajo shprehet që gjithmonë e ka bezdisur mjekra e saj e vogël dhe vendosi që ta zgjaste.

Menjëherë kanë reaguar  fansat ku e vlerësojnë për sinqeritetin e saj dhe disa të tjerë komentojnë që nuk kishte pse ta bënte pasi ajo nuk ka nevojë. Këngëtarja është shprehur që kërkon perfeksionin në pamjen e saj të jashtme dhe shëndetsore. Kujtojmë që Çiljeta ka zvogëluar dhe gjoksin për arsye shëndetsore pasi i kishte dëmtuar shpatullën.

"Te gjithe do te pyesni perse vazhdoj te bej trajtime estetike kur nuk kam nevoje? Ne fakt gjithmone e kam pasur kompleks me veten time mjekren e vogel edhe pse miqte apo njerzit e dashur me thonin "je super" ca mjekre thua mos e bej,un gjithmon sa here dilja perpara pasqyres i thoja vetes ahhhhh te kisha ta beja kte mjekren icik mirepo kur mendoja sa e frikshme dhe e veshtire eshte operacioni ne kocke hiqja dor gjithmone nga fiksimi im.Mirepo gjithmone kerkoja perfeksionin per shendetin dhe pamjen e jashtme ndaj zgjodha trendin me te fundit sot per sot ne te gjithe boten pa nderhyrje kirurgjikale dhe jam shume e lumtur sepse ndihem shume mire me veten time sepse ne fund te fundit ajo eshte gjeja me kryesore te ndihemi mire me veten ton"- ka shkruar këngëtarja. 

(Çiljeta Xhilaga duke kryer ndërhyrjen)

1/2
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës