‘Duan të na djegin’/ Shqiptari rrëmben 25 emigrantë të paligjshëm të gjetur në pyjet greke: Malet janë plot me bastardë (VIDEO)

Në një kohë kur qyteti i Aleksandropolit është mbuluar nga flakët në të katërta anët, një shqiptar që jeton prej 33 vitesh në këtë zonë është vënë në pranga, pasi publikoi një video të pazakontë në llogarinë e tij në twitter ku tregon se ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm, që sipas tij janë përgjegjës për zjarret.

Apostolos (Astrit) Tota më origjinë nga Kukësi, në videon e publikuar ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.

“Kam rrëmbyer 25 emigrantë, këta duan të na djegin. Janë 25 bastardë këtu dhe i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin. Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”- thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

Tutje, në videon e publikuar ai vijon të bëjë komente racistë duke bërë thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në pyjet greke të ardhur nga Turqia që duan të shkojnë drejt Greqisë perëndimore.

Mediat greke bëjnë me dije se policia e ka arrestuar shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë vetëm pak orë më vonë.

Ndërsa ditën e djeshme një tjetër tragjedi me emigrantët është raportuar nga Greqia. Trupat e 18 emigrantëve janë gjetur të shkrumbuar në një pyll që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Evros të Greqisë. Lajmi tragjik është konfirmuar për mediat greke nga zyrtarë te departamentit të zjarrfikësve. Dyshohet se emigrantët kanë hyrë ilegalisht në Greqi dhe kanë qenë të fshehur në pyll ku janë zënë në kurth nga flakët.

M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/08/2023 04:03

    Ky /vigjilanti/ qe fjeti Astrit e na u zgjua Apostolos,nuk do te cuditesha po te merrte armet nje dite dhe te na vinte me grup te armatosur si Beleri ne vaktit.

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 23/08/2023 15:17

    Ky i shkreti,megjithse e enderron,kurr ska per tu ber Grek,sepse megjithse ka 33 vjet ne Greqi nuk e kalon testin e gjuhes per shprehjet elementare ! Nuk din ne Greqisht te thot se ka kapur 25 emigrant ose refugjat te paligjshem ,por thot se ka kapur 25 cop ...po sa injorant qe esht !

    Përgjigju
  • ????????????: 23/08/2023 14:21

    Po ca behet keshu???????????? Po ne jemi emigrant pervete o Astrit djali. Bobo sa keq me vjen qe njerzit arin der ne kete pike. Po pse do i djegin ata ca fitoin ti djegin ata pyjet. Nuk e di me vjen keq dhe turp. Bobo ca bote e keqe po jetoim. Zoti na ndrift

    Përgjigju
  • Fadili: 23/08/2023 14:04

    Keta kudo qe shkojne ecin akoma me parimin “toke e xanum”!!

    Përgjigju
  • Malsori: 23/08/2023 12:58

    Nuk ka faj as kuksiani as zoti qe i ka fal kto fundërrina njerz,vijn ne Europ e nuk behen kurr njerz,veq djegin,vrasin përdhunojnë,ku hyn kto ka veq tmerr,nuk jam kundër emigrantëve qe integrohen edhe jane njerz,po shumica e tyre jane veq kafsh

    Përgjigju
    • Emigrant Tjeter: 23/08/2023 15:49

      Budalla, racist, i paditur dhe skandaloz jane ca nga elite yet qe me vijne ne mendje per ty o ‘malsor’ ! Kaq te pjerdhur e paske memorien sa te kesh harruar se sa djem nenash jane ‘humbur’ neper pyjet, perrenjte e malet nga te dyja anet e kufirit me Greqinw per vite me radhe ?! Jemi me shume njerez ne se keta te vuajturit e rinj ? Turp te kesh per kete koment idjot ! Ne kemi qene dhe vazhdojme te jemi komb emigrantesh! Kaq do mjaftonte, po te mendoje 1 minute ne shume para se te postoje kete qelbesirllek racist !

    • Emigranti: 23/08/2023 13:16

      Po ore po ata e kane fajin jo shteti legen Grek qe i le te jetojne si kafshe neper pyje.. Po pse more malsor nuk ishim ne si keta para disa vitesh qe na vrisnin dhe masakronin neper male ushtria dhe policia greke? Si mund te integrohen ne nje vende qe nuk ju njeh fene, emrat apo te drejtat me elementare? Mderkohe Evropa ju paguan miliarda per tu kujdesur per emigrantet ndersa ata i djegin maleve dhe mbytyr ne det.

  • XXX: 23/08/2023 12:48

    Malok ndyrsire dhe besprem si gjith maloket.

    Përgjigju
    • Alb: 23/08/2023 13:49

      Skam verioret pse motra dhe e dashura jote dhan birra te vertet

  • Den: 23/08/2023 11:28

    Pusht,ke po djegin o pusht kukesi,harrove qe para 20 vjetesh ti ishe njelloj si ata fatkeqer.Ti je bastard dhe shkuar bastardit

    Përgjigju
    • Lenci v: 23/08/2023 15:21

      KTA QE VIN NGA VENDET AFRIKANE DHE ARABE SE KAN PUNENE QEF FARE, KUR U MBUSH TIRANA ME SIRIAN TE GJITH FILLUN GRABITJEN DHE GACMONIN FEMRAT MU NE MES QENDRES.... I KEMI PARE NEPER EU, PUNEN QE BEN SHQIPTARI ASHTE SA PER KATER AFRIKAN.... PASTAJ E DIM CA ASH DHE SHTETI GR.... SHTETI FUNDIT I EU.... POR POPULLIT GREK SKA CA I THUE... JAN ZJARE T,QELLIMSHME.... SI DO AS GREKU E AS SHQIPTARET QW PUNOJN E SKRIFIKOJN ATY....

    • Emigranti: 23/08/2023 11:57

      Eshte bere grek ka nderruar dhe emrin.I ka harruar se cfare kane kaluar shqiptaret

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani