Dueli për kreun, Partizani sfidon
Skënderbeun të dielën në Elbasan

Dueli për kreun, Partizani sfidon<br />Skënderbeun të dielën në Elbasan
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 9 të kampionatit shqiptar mes Partizanit dhe Skënderbeut do të zhvillohet ditën e diel në orën 17:00 në stadiumin 'Elbasan Arena'.
 
Sfida ishte parashikuar fillimisht për të hënën në Tiranë te stadiumin i bardhebluve, por duke qenë se te 'Selman Stërmasi' po punohet për tapetin është vendosur që të afrohet me një ditë dhe të zhvendoset në Elbasan.
 
Skënderbeu dhe Partizani janë duket e ekipet që komandojnë kampionatin, respektivisht në vendin e parë dhe të dytë duke bërë që ndeshja të jetë finale.
 
Nëse Partizani fiton do të merrte vendin e parë, pasi aktualisht ka 17 dhe Skënderbeu 19 pikë. 

Të kuqtë po kalojnë një formë të mirë në drejtimin e Starovës, ndërsa kampionët në fuqi të drejtuar nga Agostineli humbën me Tiranën, barazuan me Kukësin dhe një tjetër hap fals me Partizanin është i ndaluar.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara