Si sot para 150 vitesh u adoptua Konventa e Parë e Gjenevës për Lehtësimin e Kushteve të të Plagosurve dhe të Sëmurëve të Forcave të Armatosura ne Terren. Kjo lartësoi idenë brenda ligjeve ndërkombëtare se edhe në kohë lufte duhet të ruhet një masë e caktuar humanizmi. Zvicra dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit te Kuq (KNKK) që së bashku në atë kohë ndihmuan që ligji humanitar ndërkombëtar të pranohej në skenën botërore, tani bëjnë thirrje për një zbatim më strikt të këtij parimi, duke parë se mungojnë mekanizmat efektivë për inkurajimin e zbatimit nëpër gjithë botën.
Luftërat e sotme kanë pak gjëra të përbashkëta me betejat e shekullit të 19. Luftimet gradualisht janë zhvendosur nga fushë-beteja të përcaktuara qartë për në zonat e banuara. Lufta tradicionale ndërmjet ushtrive të dy shteteve armiq tashmë është përjashtim nga rregulli ndërsa konfliktet vendore janë kthyer në normë. Sot janë personat civile ata të cilët mbajnë barrën e konflikteve të armatosura.
Ligjet humanitare ndërkombëtare i janë përshtatur këtij ndryshimi. Të tronditur nga shkatërrimet dhe vuajtjet e Luftës së Dytë Botërore shtetet ranë dakort në vitin 1949 për katër Konventa të Gjenevës për një mbrojtje tëgjithanshme të të gjithë personave të cilët nuk marrin pjesë në veprimet e armatosura - të ushtarëve të plagosur ose të sëmurë, të robërve të luftës dhe të popullsisë civile. Ky gur themelor i ligjeve humanitare ndërkombëtare u plotësua në vitet 1977 dhe 2005 me tre protokolle të tjera shtesë. Përdorimi i armëve të caktuara, si p.sh. armët biologjike dhe kimike, municionet shpërthyese, minat anti-njeri, është gjerësisht i ndaluar. Ligji ka vendosur pengesa për të mbrojtur më të prekshmit nga brutaliteti i luftës. Edhe zbatimi i ligjit ka njohur njëfarë përparimi, p.sh. në fushën e trajnimit të ushtarëve ose në ndjekjen penale të krimeve më të këqija të luftës, veçanërisht me themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës.
Megjithatë çdo ditë përballemi me lajme dhe pamje të tmerrshme nga e gjithe bota, të cilat na dëshmojnë vuajtje të padëgjuara në konfiktet e armatosura. Shpesh shkelja e ligjeve humanitare ndërkombëtare është shkaku kryesor i këtyre vuajtjeve. Pas këtij fakti fshihet një dështim kolektiv i yni. Shtetet nënshkruese janë zotuar në Nenin 1 të Konventës të Gjenevës të vitit 1949 ‘për të respektuar dhe për siguruar respekt“ për këto Konventa “në çdo rrethanë“. Megjithatë deri më sot nuk ja kanë arritur të gjejnë mjetet e duhura për të mbajtur premtimet e tyre. Ligjit humanitar ndërkombëtar i kanë munguar që në zanafillë mekanizma për inkurajimin e zbatimi efektiv. Kjo pamundësi për të prekurit nga lufta shpesh nënkupton vdekje dhe rrënim.
Parimet e ligjeve ndërkombëtar humanitar kanë vlefshmëri universale. Megjithatë kërkohen përpjekje të vazhdueshme sepse nuk ka garanci se ato do tëtriumfojnë. Një e drejtë e cila dhunohet rregullisht dhe që nuk prodhon reaksion, rrezikon që me kalimin e kohës të humbase vlerën. Pasojat për viktimat e konflikteve të armatosura do të ishin të pa përshkrueshme.
Për këtë arsye Zvicra dhe KNKK prej vitit 2012 po zhvillojnë konsultime me të gjitha shtetet mbi mënyrën se si mund të forcohet më tej zbatimi i ligjeve ndërkombëtare humanitare. Puna e tyre bazohet në një mandat të dhënë nga konferenca e 31-të ndërkombëtare e Kryqit te Kuq dhe e Gjysëmhënës të Kuqe. Ato janë të bindura se shtetet kanë nevojë për një forum ku te vendosin së bashku masat e nevojshme që duhen ndërmarrë për zbatimin sa më të mirë të të ligjeve humanitare ndërkombëtare. Ato duhet të kenë diskutime sistematike dhe të rregullta se si ti përmbushin detyrimet e tyre. Në këtë mënyrë me kalimin e kohës do të krijohet një pamje e përgjithshme e zbatimit të detyrimeve dhe të sfidave që lidhen me to. Mbi këtë bazë shtetet mund të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për forcimin e zbatimit të ligjit, për shëmbull duke ndihmuar njëri-tjetrin për të zhvilluar kapacitetet dhe kompetencat e domosdoshme për të përmbushur detyrimet e tyre. Ata gjithashtu mund të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre dhe të informohen reciprokisht më të rejat e fundit me qëllim përballimin e kësaj detyre shpeshherë komplekse dhe të vështirë.
Një forum shtetesh do të krijonte parakushtet për t’u siguruar që ligji të diktojë zhvillimet e ardhshme në format e lufës (për shëmbull në fushën e teknologjisë të armëve) dhe jo e anasjellta. Për këtë arsye është i nevojshëm një dialog i ndërsjellë mbi çështjet e ligjeve humanitare ndërkombëtare. Prandaj shtetet duhet të kenë në dispozicion një instrument i cili ju mundëson reagimin në rastet e shkeljeve të rënda të të drejtës humanitare të popujve. Qëllimi është që në të ardhmen të parandalohen krimet e luftës dhe të ruhet popullsia civile nga vuajtjet e mëtejshme. Një mekanizëm për hetimin e këtyre rasteve do të ishte shumë i përshtatshëm.
Në kuadër të mandatit që i është akorduar, Zvicra dhe KNKK do të nxjerrin rekomandime specifike për krijimin e këtij forumi shtetesh gjatë punimeve të Konferencës të 32-të Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysëmhënës të Kuqe, e cila do të mbahet në vitin 2015 në Gjenevë. Me këtë rast shtetet do të kenë mundësinë të vendosin për aksionet e mëtejshme që duhen ndërmarrë.
Që prej adoptimit të Konventës të Parë të Gjenevës 150 vjet më parë ligjet ndërkombëtare humanitare janë bërë një shtyllë kryesore e rendit ligjor ndërkombëtar. Dispozitat e saj shërbejnë për mbrojtjen e asaj që është karakteristika kryesore e jona si njerëz: humanizmi ynë. Kjo është një e drejtë e pa revokueshme. Ajo bazohet në bindjen e farkëtuar nëpër shekuj dhe nëpër të gjitha kulturat e njerëzimit se nevojiten rregulla më qëllim që luftërat të mos degjenerojnë në barbarizëm. Është detyrë e brezit tonë që të forcojmë arritjet e deritanishme duke krijuar kornizat institucionale për siguruar zbatimin e këtyre rregullave. Ligji mund ta shpalosë efektin e tij vetëm në rast se zotëron instrumentat e nevojshëm për këtë qëllim. Asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit zgjidhja nuk ka qenë aq afër sa sot. Është detyra jonë që ta shfrytezojmë këtë mundësi.
Nënshkruar nga Presidenti i Konfederatës së Zvicrës Didier Burkhalter dhe Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Peter Maurer
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com