Duhet të ishte te Krimet e Rënda, deputeti i PD shfaqet duke kërkuar ndjesë diku tjetër

Duhet të ishte te Krimet e Rënda, deputeti i PD shfaqet duke kërkuar ndjesë diku tjetër

Deputeti Enkelejd Alibeaj

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, duhet të ishte paraditen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me përgjimin e PD, ashtu siç u paraqitën Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.

Alibeaj ka qenë sot në një aktivitet në kuadër të 45-vjetorit të revoltës së Spaçit, prej ku kërkoi ndjesë publike. Në fjalën e tij, ai tha se nuk është aty si deputet i PD, por si një njeri që nga mesi i viteve ’80 dëgjoi për herë të parë emrin Spaç dhe ju kthye në makth ky emër.

Nuk vij këtu si deputet i PD, por vij si një njeri që nga mesi viteve ‘80 dëgjova për herë të parë emrin Spaç. Kur prindërit na tregonin se si vinin për t’u sjellë bukë të afërmve tanë. Ku erdha sot këtu ndjeva trishtim. Spaçi na u kthye në makth atëherë. Unë do thosha që është momenti për ndjesë, për ata që kanë pasur në dorë për të bërë diçka. Ndjesë që nuk kemi bërë aq shumë për shtresën e të përndjekurve politikë. Asfiksia e lirisë, e të ardhmes, e shpresës janë të njëjta si 45 vite më parë. Harresa është armiku më i madh i të shkuarës, por mbi të gjitha i së ardhmes. Sot është dita kur duhet të kërkojmë ndjesë.

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarasi: 21/05/2018 16:43

    Futeni brenda keta mostra se nuk jane deputet por fuderinat e kombit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm