Duka kritikon Bashën: Po sillet butë, sot duhet të ishim mbledhur urgjent! Në zgjedhje me 2 ose 3 koalicione

I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" Kreu PAA, Agron Duka ka kritikuar sjelljen e kreut demokrat Lulzim Basha, i cili sipas tij po tregohet shumë butë. Teksa tha se disa thonë se Basha ka vizion perëndimor, Duka shton se nuk është dakord që  të rrinë e të shohin çfarë bën kryeministri Edi Rama.

"Gjithmonë kam thënë se do isha për një rrugë më të ashpër. Nëse ky do tentojë në parlament siç kaloi rradhën e parë ta kalojë dekretin të bëjmë një protestë para parlamentit, por jo hiç.

Fryma popullore është anti Ramë. Mirë këtë po e lëmë të vazhdojë me të fortit. Fryma popullore ka qenë dhe anti Enver. Nuk po them që do të kthehetnë regjim siç ka qenë por autoritar. por autoritar jemi të gjithë që po  e shohim.

Ky është një rrezik shumë i madh. Ska pse të preokupojë më shumë ndërkombëtarët sesa ne që jemi këtu. Ça do bëjmë ne. Mua më duket sjellja e butë e Bashës, megjithëse ka  njerëz që thonë ka vizion perëndimor, unë sjam dakord për opozitë të dhunshme por as të rrimë e të shohim këtë se çfarë bën këtu.

Mendoj sipas meje, ne duhet të bashkoheshim urgjent sot e gjithë opozita dhe të merrnim një vendim si do reagojmë karshi kësaj sjellje të kryeministrit. Meqë jam te studioja jote, po e them, se ku do ia them unë Bashës, ke dëgjuar se kemi bërë ne një takim sot. Mua sme duket se është sjellja e duhur", tha ai.

Kurse për garimin në zgjedhjet e ardhshme ai tha se do të ketë 2 ose 3 koalicione.

"Do ketë 2 ose 3 koalicione në zgjedhjet e ardhsme", tha ai.


Lajmi kryesor:

A ka një ofertë? Duka 'sponde' dhe kritika Bashës: Duhet të fusi kryetarët në lista për deputet! Po sillet shumë butë, në zgjedhje 2 ose 3 koalicione


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja