“Vëllain ma mbajtën peng 6 ditë në Dukagjin për 10 mijë euro, të cilat trafikantëve të drogës ua kishte borxh një malazez, që kishte blerë drogën dhe nuk kishte dhënë paratë".
Kjo ka qënë dëshmia në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e shtetasit me iniciale A.K, vëllai i të cilit S.K u mbajt peng për 6 ditë ne pyjet e Dukagjinit nga shtetasit Lek Shkrepa, Tom Shkrepa e Kol Dushku.
Dy vëllezerit kishin hyrë garant për shtetasin malazes që bleu sasinë e kanabisit, ndërsa ata u rrëmbyen teksa pinin kafe në një lokal në Shkodër. Ai ka pohuar se së bashku me të vëllanë kanë qënë duke pirë kafe në një lokal në Shkodër, ku janë përballur me Tom Shkrepën dhe dy persona të tjerë, të cilët nën kërcënimin e armës i kanë futur në automjet dhe i kanë dërguar në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
Pengmarrësit u kanë kërkuar 10 mijë euro të cilat ua kishte borxh një shtetas malazes që kishte blerë sasinë e drogës dhe për të cilin kishin hyrë garant dy vëllezërit. Më pas pengjet janë dërguar në fshatin Rrash Kullaj ku janë dhunuar fizikisht.
Pengmarrësit bashkë me pengjet e tyre kanë vijuar rrugën në këmbë deri në pyjet e Dukagjinit, ku dy persona të armatosur kanë marre me vete shtetasin S.K, i cili më pas do mbahej peng për 6 ditë në një shpellë. Vëllai i këtij të fundit së bashku me Tom Shkrepën dhe një tjetër person janë kthyer në Shkodër, ndërsa i kanë vënë kusht shtetasit A.K që deri më datë 29 nëntor të sigurojë 10 mijë euro pasi në të kundërt vëllai i tij do të vritej.
A.K ka bërë denoncimin në policinë e Shkodrës, e cila me 27 nëntor ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin per lirimin e pengut, S.K dhe arrestimin e tre pengmarrësve.
Ja dosja e prokurorisë për pengmarrjen
Me daten 22.11.2015, në Prokurorinë për Krime të Rënda është rregjistruar procedimi penal që bën fjalë për veprën penale të “ Rrembimit ose mbajtjes peng te personit”, ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 109 dhe 25 te Kodit Penal.
Ky procedim penal eshte regjistruar mbi bazen e materialeve te referuara nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër, mbi bazen e kallzimit të bërë nga shtetasi A.K, i cili ne kallzimin dhe deklarimin e tij shpjegon se me date 21.11.2015 rreth ores 18.30 ka qene duke pire kafe me vellain e tij shtetasin S.K, ne një lokal në vendin e quajtur Rus, qyteti Shkodër dhe aty kanë ardhur shtetasi me emrin Tom, i identifikuar si Tome Shkrepa, si dhe dy persona të tjerë të cilët i kane hipur në një autoveturë tip Benz Mercedes dhe i kanë dërguar në fshatin Grudë e Re, Shkodër.
Pasi kanë zbritur nga automjeti, një prej tyre ka filluar duke i sharë dhe ofenduar si dhe i ka goditur me grushta, duke iu thënë ”ju ose do më jepni 10 mijë euro ose do më gjeni shtetasin x, nga Mali i Zi”. Më pas i kanë hipur në një automjet tip fuoristrade markes “Rang Rover”, ngjyrë jeshile, duke i derguar ne nje përrua në fshatin Rrash-Kullaj, Malësi e Madhe dhe pasi i kane rrahur, ju kane marre telefonat, kanë lene makinen dhe pas rreth tre ore udhetim ne kembe kane shkuar ne nje fshat ne zonen Dukagjin ku perpara ju kane dale dy persona te armatosur me arme, te cilet kane marre me vete shtetasin S.K, ndersa Tom Shkrepa dhe nje tjeter jane kthyer së bashku me A.K. në qytetin Shkodër, duke i lënë afat këtij të fundit që deri më datë 29 Nëntor 2015, të sigurojë 10 mije euro dhe në rast të mos dhenjes së kësaj shume do ti vrasin vellain (të mbajtur peng).
Me date 27.11.2015 ne oret e para te mengjesit eshte organizuar operacioni per lirimin e pengut dhe kapjen e pengmarrseve. Gjate zhvillimit te ketij operacioni nga pengmarresit eshte qelluar me arme duke krijuar mundesine e largimit te tyre sebashku me pengun. Ne vijim te operacionit dhe te veprimeve proceduriale eshte bere e mundur kapja e autoreve te dyshuar te implikuar ne kete pengmarrje shtetasit Kolë Dushku, Lek Shkrepa dhe Tomë Shkrepa. Nderkohe qe po vijojne hetimet per persona te tjere te perfshire ne kete ngjarje dhe per te zbuluar teresisht dinamiken dhe shkaqet e kesaj ngjarje. Pengu u lirua pas nderhyrjes se forcave policore.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com