Ish-deputetja e PD Grida Duma denoncoi sipas saj gënjeshtrën e kryeministrit Rama, se Spitali i Laçit i cili u shemb nga tërmeti nuk do të ndërtohej.

Por në fakt, qeveria ka siguruar financimin për rindërtimin e Spitalit të Laçit.

Edhe pse në situatë epidemie, plani i rindërtimit ka vijuar për të gjithë godinat e sistemit shëndetësor të dëmtuara nga tërmeti. Por ish-deputetja e PD, ka preferuar të fshehë të vërtetën se spitali është në procedurë për t'u ndërtuar, duke bërë blofin e radhës përmes rrjetit të saj social.