Grida Duma, kandidatja e opozitës për bashkinë e Durrësit bashkëbisedoi me gra dhe vajza të qytetit duke ndarë me to modelin e gruas dhe nënës.
Duma tha se si nënë kupton të gjitha vështirësitë e bashkëqytetareve të saj dhe nuk është bërë sa duhet ndërsa shtoi se modelin e gruas qytetare e të fisme do e çojë në Bashkinë e Durrësit.
“Unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh grua dhe të mbash pastërti kur dy metra larg është pis. Unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh grua kur mbajmë gjykime që nuk na takojnë për gabimet e të tjerëve edhe kur u kemi dhënë dashuri. Unë e kuptoj që është dhunë e madhe të mbash një fëmijë në apartament dhe të mos ketë asnjë vend ku të shkojë. Themi që fëmijët rrinë me I-pad dhe telefon, por ku do shkojnë?! Ku është fusha sportive?! Ku është një kënd lojërash që të rrijë që ai të rrijë me 3 shokë sepse është e rëndësishme të rrijë me shokë. Unë e mbaj veten mend përpara se të bëhesha nënë dhe e di veten tani. Kemi këtu vajza të reja që kur të bëhen nëna do ta ndjejnë se çfarë diferencë e madh është. Se si fillon të pushosh së menduari për veten. Do ta çojmë modelin e gruas në Bashkinë e Durrësit në një model të fisëm e qytetar prej zonje. Është e vërtetë që ne duam më shumë investim tek pjesa e grave të cilat për balancë historike i kanë dhënë më shumë seç i kanë marrë shoqërisë. Vetëm për këtë arsye”, tha Duma.
Kandidatja e djathtë u shpreh se bashkia e Durrësit do qeveriset nga kapacitet e mëdha që ka qyteti për të ndalur largimin e tyre drejt Tiranës.
Duma tha se durrsakët i kanë dhënë shumë kryeqytetit dhe do të krijohen mundësi që ata të jetojnë e punojnë në Durrës ndaj është koha që ata të jenë pjesë e bashkëqeverisjes së qytetit të tyre.
“Njerëz profesionalë, ndërkohë që diskutojmë marrëdhënie Durrës Tiranë, fatkeqësia më e madhe është se arkitektët e Durrësit punojnë në Tiranë, inxhinierët e Durrësit punojnë në Tiranë, plot nga historianët dhe arkeologët punojnë tek shoqatat në Tiranë.
Këtu nuk është problem se kë të marrësh nga Tirana për të ta zgjidh situatën sepse këtë e them me gojën plot që kushdo që mendon se tek Bashkia e Durrësit do punojë ndonjë nga Tirana e ka gabim. Tek bashkia e Durrësit do punojnë vetëm durrsakët.
Durrsakët po i ikin Durrësit dhe po shkojnë drejt Tiranës ndërkohë që duhet të jepnin tek ky qytet dhe janë kapacitete që i kanë dhënë kryeqytetit gjithmonë. Nuk është fare e vërtetë që Tirana i ka dhënë Durrësit. Unë jam durrsake dhe e di shumë mirë këtë histori”, u shpreh Duma në bashkëbisedimin me gratë durrsake.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO