Dumani në Bernë, takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, në fokus lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni

Dumani në Bernë, takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, në fokus lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, Stefan Blättler

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, Stefan Blättler, zhvilluan një takim konstruktiv në Bernë, në datën ditën e djeshme (18 shtator 2024). Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, u diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Të dy drejtuesit e lartë, Dumani dhe Blättler, rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e shkëlqyer të nisur midis të dy zyrave përkatëse duke u bazuar në të drejtën e brendshme dhe instrumenteve ligjore ndërkombëtare të nënshkruar nga të dy shtetet përkatëse.

Bashkëpunimi ndërkombëtar i këtij lloji është thelbësor për të luftuar në mënyrë efektive të gjitha format e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkufitar.

“Gjatë takimit, Dumani dhe Blättler theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira midis të dy institucioneve. Ky bashkëpunim ofron mundësi të shkëlqyera për vendosjen e një komunikimi të vazhdueshëm me qëllim shkëmbimin e përvojave më të mira dhe për krijimin e strategjive dhe njësive të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të dy vendet”, njoftoi zyra e shtypit të SPAK.

Dumani dhe Blättler nënvizuan se kjo frymë pozitive bashkëpunimi do të forcojë më tej përpjekjet e përbashkëta për një rend ligjor më të sigurt në të dy vendet dhe në rajon.

Ndërkohë në Zvicër, ndodhet prej më shumë se 1 viti ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili është në akuzë prej institucionit të drejtuar nga Dumani, për disa vepra penale. Nuk dihet nëse kjo temë është hapur në takimin e Dumanit me homologun zviceran.

Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar prej SPAK, ndërsa gjatë kësaj kohe mësojet se ai ka aplikuar për azil politik në Zvicër si dhe ka dhënë edhe dy intervista televizive.

S.B/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 19/09/2024 18:14

    E sigurte ! Eshte vendosur se kush do te "paguaje" bileten e kthimit per Ahmetajn (?!) Zviceraneve,ju bie me mire nje avjon carter,se sa pagesa qeraje,etj.,etj.Tironci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament