Mbingarkesa me dosje është problemi kryesor me të cilin po përballen prokurorët e SPAK, ndaj drejtuesi i prokurorisë Altin Dumani paraqiti në Këshillin Kombëtar të Integrimit kërkesën që veprat penale të prokurorisë së posaçme të rishikohen duke hequr “korrupsionin e vogël” deri në 50 mijë lekë që iu la SPAK-ut me ndryshimet ligjore të vitit 2021.
‘50 mijë lekësh kufiri monetar për çështjet që merr SPAK. për mua shuma është shumë e ulët, dhe mendoj se prokurorët e rretheve mund të marrin këto dosje, sepse ngarkohet puna e SPAK dhe tek ne të vijnë dosje me kufi monetar më të lartë në dosjet e veprave penale. Në SPAK dosjet e korrupsionit të madh’, Dumani: Të rritet kufiri monetar. Dumani: Të marrim dosjet e korrupsionit të madh, të hiqen kufiri 50 000 lekë.’- tha Dumani.
Gjatë raportimit në Këshillin e Integrimit, kreu i SPAK kërkoi që dosjet me vlera të ulëta korrupsioni mund të hetohen nga prokuroritë e rretheve pa mbingarkuar strukturën e posaçme. Në periudhën janar-shtator 2023, SPAK ka regjistruar 151 procedime me 133 persona në hetim.
Kreu i SPAK, tha se në hetim janë 13 procedime penale për ish funksionarë të lartë publik, përfshirë një ish ministër, një ish zv ministër, 6 kryetarë bashkish dhe 4 ish funksionarë të drejtësisë ndërkohë që rritje të ndjeshme kanë hetimet për zyrtarët e policisë dhe ata të drejtësisë.
‘7 procedime penale për 9 ish funksionarë të policë rritje me mbi 70 për qind e këtyre rasteve. Në raportin me sa kemi ne të akuzuar, ish gjyqtarë e prokurorë, nuk ke asnjë vend në këtë nivel.’- tha Dumani.
Kreu i SPAK, theksoi se prokuroria e posaçme do vijojë të sekuestrojë e konfiskojë pasuritë e vendosura nga veprat e korrupsionit që hetohen nga kjo strukturë.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Disa përfundime pas intervistës së Altin Dumanit
23 Nëntor, 12:07
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Fisniku Dumani
23 Nëntor, 12:03
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros
21 Nëntor, 16:22
-
Tiranë/ Shtyhet seanca në GJKKO për Vangjush Dakon, shkak mungesa e avokatëve! Pritej që mbrojtja të jepte konkluzionet
21 Nëntor, 15:06
-
Asllan Dogjani sërish në SPAK! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për shtëpinë 100 metra katrorë
21 Nëntor, 13:02
Gjykuar nga shkallet e hierarkise qe numeron zoteria,ku me i larti permendet vetem nje minister,duket qe deri tani nuk paska asnje hetim per nivele te Berishes e Metes! S.d.q per kerkesen qe ben, qe SPAK-ut t'i mbeten vetem dosjet mbi 50.000 leke te reja,problemi qendron te hetuesite e gjykatat rajonale qe lene shume per te deshiruar!
Përgjigjupo prandaj merrni rroge 5000 eura ne muj ju, per te gjykuar ceshtje me 500 euro!?
PërgjigjuDumaniShejtani te ka mberthyer korrupsioni dhe nuk eshte problem ngarkesa....
PërgjigjuPresim ne cdo cast qe Genc Burimi te dali ne televizor dhe ta interpretoj kete kerkes te SPAK si SKANDALOZE. Si vertetim se SPAK nuk ka vullnet te luftoj korrupsionin. Si prove se reforma ne drejtesi po deshton. Dhe te bej edhe ndonje krahasim me vende afrikane per te nxitur dinakerisht pesimizmin ne Shqiperi.
Përgjigju