Durim Bami vrasësi me pagesë i atentatit të inskenuar ndaj deputetit Tom Doshi nuk duhet ti ndryshojë masa e sigurisë arrest në shtëpi. Është ky vendimi i kolegjit penal të gjykatës së lartë ku është rrëzuar kërkesa e Bamit për tu lënë në liri me masën detyrim paraqitje.
Shqiptarja.com zbardh argumentet e gjykatës se përse ka lënë në arrest shtëpie Bamin.Në thelb, vlerësohet se ndryshimi i masës së sigurimit për të pandehurin Durim Bami mund të dëmtojë hetimin gjyqësor dhe zbulimin e së vërtetës.
Zëvendësimi i masës së sigurimit në “detyrim për paraqitje” heq mbikqyrjen nga ana e Policisë Gjyqësore dhe krijon premisa rrezikshmërie që i pandehuri mund të largohet ose të kryejë ndonjë tjetër vepër penale, argumenton kolegji penal.
Bami pej më shumë se 5 muaj qëndron me masë sigurie arrest në shtëpi ndërsa prej 2 ditësh ai është denoncuar nga ish kryeministri Berisha si person që është përfshirë në armbajtie dhe shkelje ligjore në qytetin e Laçit.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com