Në rrjetet sociale po qarkullon një video e cila tregon disa efektivë të Policisë Durrës duke ushtruar dhunë mbi dy persona.
Pas shpërndarjes së videos, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, ka nxjerrë një komunikatë për shtyp ku sqaron incidentin e ndodhur mes policëve dhe të shoqëruarve.
DVP Durrës sqaron se pas një sherri mes tre personash, efektivët kanë ndërhyrë dhe ka shoqëruar dy persona, por në momentin e shoqërimit, dy shtetasit kanë kundërshtuar dhe ushtruar dhunë mbi efektivët dhe për pasojë, një polic ka mbetur i dëmtuar.
Në këtë komunikatë shkruhet se video nuk është e plotë dhe kjo çon në keqkuptime.
Gjithashtu janë pezulluar tre punonjës të policisë dhe ka nisur hetim disiplinor në lidhje me dhunën e ushtruar nga policët.
Komunikata për shtyp e DVP Durrës.
Durrës, më 10.07.2017.
Sqarim nga DVP Durrës.
Në lidhje me një video të publikuar më rrjetet sociale ku paraqiten punonjësit e policisë duke shoqëruar dy persona në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, bëjmë me dije se:
Sot, rreth orës 17:30 Policia është njoftuar se ka një konflikt në Sheshin Pranvera.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, Patrulla e Rendit dhe Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë konstatuar se dy persona, shtetasit P.C. dhe R.B. ishin konfliktuar me shtetasin I.M.
Ky i fundit kishte një kioskë në Sheshin Pranvera.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit P.C dhe R.B. kanë ofenduar shtetasin I.M. dhe dëmtuar kioskën e tij.
Të ndodhur në këto kushte Efektivet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës shtetasit P.C dhe R.B. , të cilët ishin në gjëndje të dehur.
Në momentin e shoqërimit dy shtetasit e lartpërmendur kanë kundërshtuar duke ushtruar forcë dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë.
Konkretisht, një punonjës policie është dëmtuar.
Sqarojmë se video e hedhur në rrjetet sociale është e pjesshme dhe nuk tregon të gjitha veprimet e kryera nga Efektivet e Policisë gjatë shoqërimit.
Për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale është njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Vijon puna nga Oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë me qëllim hetimin e paanshëm të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.
Në lidhje me veprimet e punonjësve të policisë me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë është bërë pezullimi i tyre, konkretisht janë pezulluar 3 punonjës policie.
Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për të verifikuar veprimet e punonjësve të policisë nëse ka apo jo tejkalim të detyrës.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com