DURRËS – Një 16-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme teksa ishte duke u larë në det pranë Shkëmbit të Kavajës.

16-vjeçari mendohet se ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Nga policia e Durrësit bëhet e ditur se adoleshenti që ka humbur jetën është 16-vjeçari me inicialet A.K, banues në fshatin Shkallnur.

Trupi i 16-vjeçarit do i nënshtrohet edhe ekspertizës së plotë për të zbuluar edhe shkaqet e vërteta të vdekjes.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)