Prishja e vinçave të kompanisë private “Durrës kontenier Terminal” ka bërë që të bllokohet shkarkimi dhe ngarkimi i mallrave në Portin e Durrësit.
 
Dy anije me kontenierë janë bllokuar në port, pasi kompania koncesionare që ka detyrim shkarkimin e tyre nuk po kryen shërbimin e duhur.

Anija “Aziatik Liberty”, e cila ishte ngarkuar me konteniere, qëndroi tre ditë në pritje për të hyrë në port dhe për të shkarkuar ngarkesën.
 
Por, pas pritjes së gjatë anija u kthye mbrapsht dhe pritet që mallin ta shkarkojnë në Mal të Zi.

Situata kaotike vijon prej disa ditësh, pasi kompania koncesionarë nuk ka në funksion vinçat më të cilët bën ngarkimin dhe shkarkimin e kontenierëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)