/ATSH- G. Kabashi/. - Katër piktorë kanë hapur mbrëmjen e kaluar në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" të Durrësit një ekspozitë figurative me titull "Deti bashkon artin". Albana Nexhipi, Ergys Faja dhe Edlir Kasoruho kanë mbështetur kolegen e tyre Ana Nina në përpjekjen e saj për të hapur një shkollë velash.
100 tablotë e ekspozitës sjellin individualitetet e piktorëve pjesmarrës, të cilët dallohen jo vetëm për temat e trajtuara, por edhe për cilësitë profesionale. "Në këtë rast ata I janë bashkuar nismës për të grumbulluar fonde për hapjen e një shkolle të mësimit të anijeve me vela", shprehet piktorja Ana Nina, e cila për gati 15 vjet ka ushtruar pasionin e saj të marinares në Italinë fqinje.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur një muaj dhe ne synojmë që të bisedojmë me vizitorët për rikthimin e traditës së velës në një vend me një bregdet shumë të pasur si Shqipëria-nënvizon Ana Nina, e cila ka lindur në Durrës dhe më pas i është kushtuar lundrimit me velier.
/Shqiptarja.com