Durrës, agjencinë private të sigurimeve e kthyen në dyqan për të shitur kokainë e kanabis

DURRES - Kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, për të shitur doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve,është  pronari i agjencisë, Ermand Bejdo, 37 vjeç, informoi sot policia e Durrësit,

Gjithashtu në pranga rad he Edmond Mehmeti, 41 vjeç dhe Alen Gjyzeli 19 vjeç. Të tre ishin banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, në pronësi të shtetasit Ermand Bejdo, në lagjen nr. 14, për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në doza.

Policia informon se u sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti që i përkishte Alen Gjyzelit dhe 3 celularë. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Bind Myrto Uzuni, Granada i kërkon rinovimin me përmirësim page

Bind Myrto Uzuni, Granada i kërkon rinovimin me përmirësim page