Durrës, aksidentohet babai me
të birin, 12-vjeçari ndërron jetë

Durrës, aksidentohet babai me<br />të birin, 12-vjeçari ndërron jetë
DURRES - Një fëmijë ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në dalje të qytetit të Durrësit. Sipas policisë, 12 vjeçari me inicialet D. Isufi ka mbetur i vdekur në vend, pasi makina që drejtohej nga i atij i tij, Alfred Isufi nga Linza e Tiranës, është përplasur me një shtyllë betoni. Makina e aksidentuar është një Benz me targa AA 994 AX.

Ngjarja u shënua mesditën e sotme në vendin e quajtur kodra e Arapaj, pranë zonës së Plepave në Durrës. Mësohet se nga përplasja e mjetit ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, por ai ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të automjetit, megjithatë polciia ka mbërritur në vengjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë