Durrës/ Aksidentoi një të moshuar për vdekje një muaj më parë, arrestohet 29 vjeçari dhe i vëllai (EMRAT)

Durrës/ Aksidentoi një të moshuar për vdekje një muaj më parë, arrestohet 29 vjeçari dhe i vëllai (EMRAT)

Foto ilustruese

Durrës - Një muaj më parë, në datën 15 qershor 77 vjeçar Zylyf Këlliçi u aksidentua për vdekje në aksin Plepa-Shkozet.

Pas një muaji policia ka bërë të mundur vënien në pranga të 29 vjeçarit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Bëhet fjalë për Arnold Sulejmani, 29 vjeç banues në Tiranë, i cili u kap në vijim të veprimeve hetimore nga Prokuroria e Durrësit. Arnold Sulejmani, akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu policia ka ndaluar me iniciativë vëllanë e 29 vjeçarit, Marius Pinari 25 vjeç. Ky i fundit u ndalua pasi Arnold Sulejmani, ka deklaruar se në momentin e aksidentit automjeti drejtohej nga vëllai i tij Marius Pinari.

'Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 të datës 15.06.2024, në lagjen nr.13, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Z. K., 77 vjeç, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore: 

 -ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;

-ndaluan me iniciativë vëllanë e 29-vjeçarit, shtetasin M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit  A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.', njofton policia.

Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për gjetjen e përgjegjësisë penale për këta shtetas.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Censi2023/ Kisha Orthodhokse: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin, qytetarët nuk u pyetën për përkatësinë fetare

Censi2023/ Kisha Orthodhokse: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin, qytetarët nuk u pyetën për përkatësinë fetare