DURRES- Një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse ishte dënuar në Spanjë me 17 vite burg për trafik droge është arrestuar ditën e djeshme nga policia kufitare e Portit të Durrësit. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Vito Onofrio Salerno, 51 vjeç,i shpallur nga Spanja në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Krijimit të organizatave kriminale” dhe për “trafik ndërkombëtar droge”.
Arrestimi i shtetasit italian ka ngritur shumë pikëpyetje për forcat e rendit. Edhe pse ai ka qenë me Karton të Kuq, ka kaluar pa asnjë problem nga kontrolli i policisë italiane në Bari. Vito Onofrio Salerno, të paktën kur ka mbërritur në Durrës ka përdorur identitetin e tij dhe kjo hedh dyshime për mënyrën se si ai ka kaluar nga Italia.
Përveç kësaj edhe një fakt tjetër ka ngjallur kërshërinë e policisë. Italiani mbush pikërisht sot 51 vjeç. Ai ka lindur në Monopoli (Bari) më 16 gusht 1963 dhe ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të festuar datëlindjen. Duke iu shtuar këtyre elementëve edhe faktin që Salerno ka qenë I dënuar në Spanjë me 17 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, kjo ka bërë që menjëherë të lindin dyshime për lidhje të mundshme të tij me trafikun e drogës edhe në Shqipëri.
Policia shqiptare ka nisur hetimet duke kërkuar më shumë informacion nga kolegët në Itali e në Spanjë. Aktualisht është vetëm fillimi i hetimeve dhe nga Policia e Shtetit kanë qenë të rezervuar për më shumë informacione, por mësohet se objektivi parësor është hetimi mbi arsyen e udhëtimit në Shqipëri dhe më tepër lidhjet e mundshme të Salerno-s në vendin tonë me botën e krimit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com