DURRËS-Një biznesmen transporti mallrash është grabitur mbrëmjen e sotme në Shkozet. Ai është Elton Kelmendi. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij pranë Gjykatës së Apelit rreth orës 20:30. Report Tv sjell pamjet e banesës së biznesmenit që u grabit. Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i Report Tv në qytetin bregdetar, Artur Korriku, autorët kanë qenë tre, të maskuar, të armatosur dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë.
Ata kanë vëzhguar biznesmenin dhe në momentin që ky i fundit bashkë me djalin po futeshin në banesë u kanë bërë pritë. Autorët kanë lidhur biznesmenin Kelmendi dhe gruan e tij, ndërsa kanë kërcënuar djalin për të treguar shumën e parave që kishin në banesë.
Elton Kelmendi, biznesmeni që u grabit në Durrës
Policia njofton se shuma e grabitur është 10800 mijë euro. Më pas autorët, në momentin e largimit kanë marrë edhe djalin e Kelmendit duke e rrëmbyer, në mënyrë që biznesmeni të mos njoftonte policinë, por e kanë liruar në ikje disa km larg nga banesa. Pas lirimit nga autorët, djali ka shkuar në komisariatin e Policisë duke bërë denoncimin për grabitjen. Autorët duket se ishin të mirëinformuar se biznesmeni kishte shumën e parave në banesë.
Shtëpia ku u grabit biznesmeni në Durrës
Ndërkohë që rreth një muaj më parë, në zonën e Shkozetit, po tre persona të armatosur dhe të maskuar grabitën rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave (lexo këtu). Pa u zbardhur ngjarja e një muaji më parë, mbrëmjen e sotme u krye një tjetër grabitje, ndërsa nga autorët nuk ka asnjë gjurmë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3319
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35