Durrës/ Dhunoi me dorezë hekuri 2 punonjësit e pikës së karburantit, arrestohet 26-vjeçari

Durrës/ Dhunoi me dorezë hekuri 2 punonjësit e pikës së karburantit, arrestohet 26-vjeçari

Foto ilustruese

DURRËS – Është arrestuar nga policia 26-vjeçari i cili dhunoi dy punonjës të një pike karburanti, duke bërë që njëri prej tyre të përfundojë në Spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të rënda.

Sherri ndodhi në lagjen nr. 17/1, ditën e djeshme rreth orës 13:00 dhe dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta.

Gjatë përplasjes fizike i riu i me iniclalet H.Gj. ka përdorur përforcues grushti (dorëze hekuri) për të goditur dy punonjësit e pikës së karburantit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve procedurale për kapjen e një 26-vjeçari që dhunoi ditën e djeshme, 2 punonjësit e një karburanti në lagjen nr. 17/1, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin H. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, më datë 23.03.2024, rreth orës 13:00, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti  në lagjen nr. 17/1, Durrës, ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, njërit prej punonjësve të karburantit,  shtetasit S. P., 62 vjeç, i cili  ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit  që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik”

K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja