TIRANË- Dy të rinj kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim pasi mbanin armë zjarri pa leje. Konkretisht janë arrestuar Enea Shima, 19 vjeç dhe Edison Manaj, 26 vjeç.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e 26-vjeçarit dhe ka gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, krehra me municion luftarak dhe një palë dylbi.
Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik që i ushtruar 19-vjeçarit, u kap me një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Drejtuesi i mjetit me të cilin po udhëtonte 19-vjeçari është vënë nën hetim. Ndaj Ergys Hidrit rëndon akuza për ‘moskallëzim krimi’.
Armët që posedonin të rinjtë janë sekuestruar, ndërsa ndaj 26-vjeçarit, Edison Manajt rëndon akuza për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Ndaj Shimës, rëndon akuza për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.