DURRËS-Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:45, në rrugën automobilistike Ahmetaq- Rinas, dy persona kanë grabitur resortin 'Ador'.
 
Të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, autorët kanë marrë xhiron ditore, rreth 100 000 lekë tek recepsioni dhe janë larguar me shpejtësi.
 
Në momentin e vjedhjes në recepsion ka qenë punonjësja, pasi personeli ka qenë i reduktuar.

Punonjësja që ka qenë në recepsion në momentin e grabitjes po merret në pyetje nga policia për të zbuluar autorët e grabitjes.
 
Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e resortit për të identifikuar autorët që kryen grabitjen me armë zjarri.

Nga të dhënat e para dyshohet se autorët mund të jenë banorë të zonës, pasi i njihnin mirë hyrje- daljet në resort. 


dy.b/shqiptarja.com