Durrës, ekzekutohet me 6
plumba rivali i Lulzim Berishës
Ping-Pongu ligjor për Muratajn

Durrës, ekzekutohet me 6<br />plumba rivali i Lulzim Berishës<br />Ping-Pongu ligjor për Muratajn
TIRANË- Bie në pritën që i kishin ngritur në hyrje të lokalit të tij, një prej emrave proverbial të botës krimit në vend. Leonard Murataj, 49 vjeç, ekzekutohet me 6 plumba orëve të pasdites së djeshme, ndërsa në momentin e vrasjes, atentatorët kanë shfrytëzuar më së miri errësirën dhe mungesën e njerëzve në lokal jo vetëm për ta ekzekutuar por edhe për t`u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Durrësit pretendoi menjëherë pas ngjarjes së është vënë në ndjekje të një mjeti të dyshimtë në aksin kryesor që lidh Durrësin me Fushë-Krujën, por stuhia e shiut ka qenë në favorin e vrasave, që dyshohet se kanë qenë dy persona.

leonard murataj

Referuar të dhënave të para të policisë, bëhet me dije se është bërë e mundur nga dëshmitarët okular, që i bie të jenë punonjësit e lokalit, që të dokumentohen fjalët e fundit të viktimës, ndërsa nuk është bërë e mundur të niset i gjallë për në spital. Policia ka marrë edhe indicien kryesore pikërisht në dëshminë e personave të parë që kanë tentuar t`i japin ndihmë Muratajt. Sipas të dhënave të besuara që vijnë nga policia e Durrësit mësohet se në grahmat e fundit ka përmendur një emër, emër që policia ka ngritur edhe dyshimet e para në lidhje me atentatorët, të cilët për orë me radhë janë kërkuar në fshatrat mes Durrësit dhe Fushë-Krujës.

Vrasja
Rreth orës 18.20 minuta, policia ka marrë njoftim se në sheshin “Iliria” është qëlluar mbi një person. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur një sërë forcash policore, ndërsa sapo policia ka mësuar emrin e viktimës, ka bërë të mundur nisjen e menjëhershme të hetimeve duke ngritur me dhjetëra post-blloqe. Në krye të veprimeve janë vendosur krerë të policisë së Durrësit ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 7 gëzhoja pistolete. Ekspertët e hetimit të krimit kanë bërë të mundur rindërtimin e skenës së ekzekutimit, ndërsa kanë verifikuar se mjeti ka qenë i lënë në errësirë totale, ndërkohë që ekzekutori ka zbritur në tokë dhe ka qëlluar rreth 15 metra para se Leonard Murataj të hynte në lokal.

vrasja e Leonard Murataj

Në ambientet e brendshme të barit, që ishte në pronësi të viktimës, kanë qenë vetëm punonjësit e tij, ndërsa saktësohet se nuk është bërë e mundur të hidhet dritë mbi mjetin me të cilin janë larguar autorët. Policia ka hedhur dyshimet e para mbi një hakmarrje të mundshme, pasi Murataj, veç të tjerave, konsiderohej edhe si një prej rivalëve kryesor të ish-kapos së “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha. Janë dokumentuar dëshmitë e para nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që ekspertët e hetimit të krimit kanë rihapur dosjet e vrasjeve barbare të Bandës së Durrësit për të bërë të mundur edhe përballjen me implikimet e viktimës së mbrëmshme në ngjarjet që nisën në vitin 1997. Burimet nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se janë hedhur emrat e parë të dyshuar si ekzekutorë, ndonëse gjithçka po mbahet në sekret të plotë hetimor.
 
 
Hetimi, Policia: Ekzekutimi i Muratajt për hakmarrje 
 
Leopard Muarataj, 49-vjeçari që u vra mbrëmë në Durrës me 6 plumba, është një emër i skeduar prej rreth dy dekadash në policinë tonë. Emri i tij, u zbulua pikërisht në kohën kur nisi rrëfimin i penduari i ‘Bandës së Durrësit’, ku rezultoi se Muarataj ishte një prej personave që ishin rival të betuar të Lulzim Berishës. Pikërisht në këtë pistë ka fokusuar hetimet edhe policia dhe prokuroria e Durrësit, ndërkohë që nuk është bërë e mundur të zbulohet asnjë pamje filmike ku mund të bazohen hetuesit për të hedhur dritë mbi mjetin që kanë përdorur autorët për ekzekutimin. Policia bën të ditur se fillimisht është marrë për bazë pikërisht emri i personit që ka përmendur viktima për të shkuar edhe tek autorët. Mirëpo policia, nuk përjashton as faktin që ekzekutimi të jetë kryer nga vrasës me pagesë.
 
 
Lirimi, Si fitoi mbi drejtësinë viktima e mbrëmshme  
 
Leonard Muarataj, u arrestua 8 vite më parë nga policia pasi akuzohej jo vetëm për vrasje por edhe për pengmarrje, një prej akteve më makabre të regjistruara në zinxhirin vrasës të bandave të qytetit bregdetar. Përveç pengmarrjes dhe një vrasjeje, Murataj në bashkëpunim me nju mikun e tij, u akuzuan edhe si vrasës të Klodian Saliut, por që nuk iu vërtetuan asnjëherë. Dy vite pas arrestimit, Murataj fitoi lirinë dhe lirimi i tij u pasua nga një skandal ku në qendër të vëmendjes u vu pikërisht prokurori i Durrësit, aso kohe, Arjan Ndoja. Murataj u lirua për tejkalim të afateve hetimore, ndërsa për prokurorin e çështjes u tha se ka liruar personin që vrau të atin e një djali që mbante peng. Aso kohe u kërkua të hetohej edhe pasuria e prokurorit që kishte bërë të mundur favorizimin e Muratajt, njeriut që mundi t`i shpëtonte rrebeshit vrastar deri mbrëmjen e djeshme.  
 
 
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)