/ATSH- G. Kabashi/. - Orkestra e harqeve "Aleksandër Moisiu" prezantoi mbrëmjen e kaluar një koncert me autorë vendas dhe të huaj, pjesët e përzgjedhura të të cilëve ishin orkestruar me mjeshtëri nga violonçelisti Moni Kuriçi. Në podin e dirigjentit bashkë me drejtuesin e përhershëm të këtij formacioni me përvojë 35-vjeçare, Petrika Afezolli u ngjit edhe Orges Mema, I cili ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve disa vjet më parë.
Artdashësit që mbushën sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu" të qytetit të Durrësit vlerësuan tre veprat që hapën programin, punuar me profesionalizëm nga orkestruesi Kuriçi. Sopranoja Ilsid Çullhaj pas këngës së Avni Mulës "Agimet shqiptare" interpretoi Arien e Muzetës nga opera "Bohema" G. Puccinit dhe një këngë tradicionale spanjolle.
Kollonat zanore të filmave "Pirati I Karaibeve", "Doktor Zhivago", "Na ishte një herë Amerika" dhe "Artisti" fituan duartrokitjet e publikut durrsak. Ky ishte koncerti i parë i këtij viti për orkestrën e harqeve "Aleksandër Moisiu" të Durrësit.
/Shqiptarja.com