Dy trupa pa jetë janë gjetur nga policia këtë të shtunë në Durrës, përkatësisht në lagjen Nr.7 dhe Nr.16 të qytetit bregdetar.
Burime pranë policisë bëjnë të ditur se të dy viktimat kanë qenë përdorues të lëndëve narkotike dhe vdekja e tyre dyshohet të ketë ardhur nga mbidoza.
Viktimat në lagje të ndryshme
Trupi i parë i pajetë i seksit mashkull u gjet në lagjen Nr.7, Durrës, i cili është në gjendje të dekompozuar, çka vështirëson identifikimin.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Kufoma u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për identifikimin e tij, ndërsa burime pranë policisë bëjnë të ditur se viktima ka qenë përdorues droge.
Po këtë të shtunë, eshtë gjetur pa shenja jete B.C.39 vjeç, banues në Durrës. Trupi i tij u gjet në lagjen Nr.16, ndërsa në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.
Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore, ka rezultuar se shkaku i vdekjes ka qenë mbidoza me lëndë narkotike.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com