Durrës, hapet qendra e parë
për fëmijët me aftësi të kufizuara

Durrës, hapet qendra e parë<br />për fëmijët me aftësi të kufizuara
Në qytetin e Durrësit është inauguruar qendra e parë sociale që do të jetë në shërbim të fëmijëve me aftësi të kufizuar.
 
Nisur nga kërkesat në rritje për ngritjen e një qendre të tillë, fondacioni "Save the children" në bashkëpunim me shoqatën "Ndihmoni jetën" dhe bashkinë Durrës mundësuan hapjen e saj në lagjen 17 të qytetit tek pallatet e ndërtuara nga enti kombëtar i banesave.
 
I pranishëm në hapjen e kësaj qendre, ministri i mirëqenies sociale dhe rinisë Blendi Klosi tha se inaugurimi i qendrave të tilla është një detyrë që shteti duhet ta marrë më me guxim pasi kemi një kërkesë emergjente.
 
Nga ana tjetër, Anila Meco, drejtore e fondacionit Save the children në hapje të aktivitetit tha se janë përzgjedhur dy rajone, Durrësi dhe Vlora, për rehabilitimin dhe integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar.
 
Në qytetin bregdetar ka rreth 2000 fëmijë me aftësi të kufizuar, ndërkohë që qendra e inauguruar ka kapacitet për 15-20 fëmijë që do të mund të qëndrojnë nga ora 8 deri në 16:00.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor